Mossad sjell 10 milionë maska mjekësore kundër koronavirusit në Izrael

Mossad solli edhe disa duzina ventilatorësh, dhjetëra mijëra kite provash, rreth 25,000 maska N95 dhe pritet që të sjellë edhe më shumë pajisje mjekësore.


Nga YONAH JEREMY BOB, The Jerusalem Post

Shërbimi inteligjent izraelit, Mossad, bleu 10 milionë maska ​​mbrojtëse mjekësore për të ndihmuar në trajtimin e koronavirusit më shumë se një javë më parë nën udhëheqjen e Drejtorit Yossi Cohen, mëson gazeta “The Jerusalem Post”.

Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, “The Jerusalem Post” nuk mund ta raportonte njoftimin deri të hënën kur ato arritën në Izrael, por bëri të ditur në një raportim të premten që, blerjet e reja ishin në rrugë e sipër për të ardhur.

Përveç 10 milionë maskave mjekësore, Mossad solli disa duzina ventilatorë, dhjetëra mijëra komplete testimi, rreth 25,000 maska ​​kirurgjikale N95 që janë krijuar për të mbrojtur ata që i veshin nga grimcat e ajrit dhe nga lëngjet, dhe pritet të sjellë edhe më shumë pajisje mjekësore për vendin. Cohen po drejton një qendër të veçantë komanduese së bashku me njësitë e tjera të sigurisë kombëtare dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Të martën e kaluar, Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se Cohen po merrte përsipër përpjekjet e vendit për të blerë pajisje mjekësore nga jashtë.

Cohen arriti të sillte në Izrael 100,000 kite testesh në vend dy javë më parë, me rreth katër milionë janë në rrugë e sipër për të ardhur.

“The Jerusalem Post” mësoi në atë kohë që kitet ishin marrë nga vendet me të cilat Izraeli nuk ka marrëdhënie diplomatike. Një raport i Al Jazeera thotë se vendet ishin në Gjirin Persik, që mund të ishte dhe një arsye pse Mossad e mori përsipër.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.