Ambasadori shqiptar në Izrael, Bardhyl Canaj, në konferencën mbi prioritetet ekonomike në kohën e Covid-19

Me ftesë të Ambasadores kroate, znj. Vesela Mrden Korac, në kuadër të presidencës kroate të BE-së, Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në Konferencën digitale “The monetary policy response in Croatia, Euro area and Israeli economy in time of Covid-19 crises”.


Me ftesë të Ambasadores kroate, znj. Vesela Mrden Korac, në kuadër të presidencës kroate të BE-së, Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në Konferencën digitale “The monetary policy response in Croatia, Euro area and Israeli economy in time of Covid-19 crises” (Përgjigja e politikës monetare në Kroaci, Eurozonë dhe ekonomia izraelite në kohën e krizave Covid-19).

Në këtë konferenncë on-line, ishte i ftuar edhe Ambasadori i BE-së Emanuele Giaufret.
Fjala hyrëse u mbajt nga z. Dan Catavaris, Kryetar i Dhomave të Tregtisë Israel-BE, ndërkohë që prezantimi mbi pasojat ekonomike të krizës COVID-19 në Eurozonë dhe më gjerë, u mbajt ng z. Vedran Sosic, drejtues i Bankes Kombëare kroate si dhe u pasua nga z. Michel Strawczynski, kreu i Bankës së Izraelit.

Ambasadorja kroate u fokusua në prioritetet e Presidencës kroate në aspektin ekonomik, kur BE është goditur fort nga kriza COVID-19, bashkëpunimin ndërmjet institucionve të BE-se si dhe masat kufizuese të propozuara nga Komisioni me këtë rast. U ndal vecanërisht në masat koordinuese për riatdhesimin e qytetarëve kroatë dhe të vendeve të tjera anëtare duke nënvizuar se qëllimi i këtyre përpjekjeve ishte aspekti human dhe shpëtimi i jetëve të njerëzve si dhe mbështetja e ekonomive nën efektin e tkurrjes si pasojë e krizës pandemike.

Me ftesë të Ambasadores kroate, znj. Vesela Mrden Korac, në kuadër të presidencës kroate të BE-së, Ambasadori Canaj mori…

Posted by Ambasada Izrael on Tuesday, June 2, 2020

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Izraeli lëshon me sukses satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do…

SHQIPËRI

“The Jerusalem Post”: Shqipëria nderon vendasit që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit me një Memorial

Gazeta e madhe izraelite "The Jerusalem Post" shkruan për Memorialian e Holokaustit të inauguruar pak ditë më parë në Tiranë:…

KOSOVA

Kosova thellon bashkëpunimin me Izraelin, ministrja Haradinaj pret ambasadoren Alona Fisher-Kamm

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla priti sot në Prishtinë Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

INTERVISTA

Ambasadori i Izraelit, Gendler: Shqipëria po dëshmon vlerat e saj edhe në kohën e koronavirusit

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për gazetarin Genc Mlloja të gazetës shqiptare në gjuhën…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Izraeli lëshon me sukses satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do…