Erion Veliaj: Memoriali i Holokaustit dëshmi e raportit special të shqiptarëve me hebrenjtë

Në ceremoninë e përurimit Memorialit merrte pjesë dhe Kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe personalitete të ndryshme.


Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët dhe fashistët. Ndaj në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre për t’i strehuar dhe mbrojtur, nga sot Tirana ka një memorial në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Në ceremoninë e përurimit të këtij memoriali ku merrte pjesë dhe Kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori I Izraelit, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se ajo vlerë e treguar në ato vite të vështira, bëjnë krenar të gjithë shqiptarët.

Për ne shqiptarët, padyshim që dimë të hapim derën dhe zemrën për këdo që ka nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare, ngjyrës së lëkurës apo origjinës. Kryeministri Edi Rama ka qenë kryetar Bashkie kur u iniciua ky projekt në kohën e Ambasadorit Withers.

Dua të falënderoj edhe ish-ambasadorin Amerikan në Shqipëri, John Withers, i cili me mbështetjen e Edi Ramës, në atë kohë kryetari Bashkisë, vendosën të sillnin në vëmendje përmes këtij memoriali, meritën që populli shqiptar ka fituar për veprat heroike gjatë Holokaustit. Për fat të keq këtë proces e zuri gjysmë hija e një administrate të mëparshme, për ta rifilluar sërish procesin në vitin 2015, aty ku kishte ngecur. Jam sot shumë mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë nga ana e Komisionit të SHBA-së për Ruajtjen e Trashëgimisë dhe punën e palodhur të APR-së për përfundimin e kësaj vepre që është realisht një stoli për Tiranën në 100-vjetorin e saj”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, ndërsa theksoi se për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt dhe të Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre.

Shqipëria ndodh që të jetë një nga tokat e rralla në Europë, sot ku paragjykimet fetare dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët besojnë në besime të ndryshme fetare. Në 100 vitet e Tiranës kryeqytet, tiranasit u solidarizuan pasivisht, dy herë. Me hebrenjtë në luftën e dytë botërore dhe me vëllezërit kosovarë, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe gjithë gjenocidit serb në Kosovë. Me këta njerëz që për fat kanë dy të përbashkëta. Përjetuan ligësinë më të paimagjinueshme njerëzore dhe u nxorën nga ferri nga i njëjti engjëll shpëtues. E për fat të mirë, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt, Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se fryma e treguar në ato vite të vështira duhet ruajtur dhe kultivuar për gjithë gjeneratat që vijnë.

“Kam shumë shpresë se ky memorial do ta ruajë këtë raport special me popullin hebre, me komunitetin hebraik në Tiranë dhe miqtë në Amerikë dhe miqtë e besimeve të tjera që kultivojnë çdo ditë këtë frymë vëllazërie. Sot jam shumë krenar që po ndërtojmë raporte speciale dhe ura bashkëpunimi mes Tel Avivit, Haifa dhe Jeruzalemit. Shqipëria, Tirana dhe populli shqiptar ka shumë për të mësuar nga shembulli i Izraelit dhe komuniti hebraik qoftë përmes ruajtjes së historisë, qoftë për unitetin dhe bashkimin si mjet për të arritur qëllimet e përbashkëta në 100 vitet e ardhshme të kryeqytetit tonë”, deklaroi Veliaj.

Live

TIRANË – NË PËRURIMIN E MEMORIALIT TË HOLOKAUSTIT

Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ambasadoren e USA Yuri Kim dhe ambasadorin e Izraelit Noah Gal Gendler, vendosim sot në Parkun e Liqenit një monument kujtese për të gjithë të shpëtuarit, por edhe për shpëtimtarët?, dhe shqiptarët e mirë zemërmëdhenj, që mbrojtën jetë, duke shpëtuar botën e tërë. ??????

Posted by Erion Veliaj on Wednesday, July 8, 2020

Live

TIRANË – NË PËRURIMIN E MEMORIALIT TË HOLOKAUSTIT

Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ambasadoren e USA Yuri Kim dhe ambasadorin e Izraelit Noah Gal Gendler, vendosim sot në Parkun e Liqenit një monument kujtese për të gjithë të shpëtuarit, por edhe për shpëtimtarët?, dhe shqiptarët e mirë zemërmëdhenj, që mbrojtën jetë, duke shpëtuar botën e tërë. ??????

Posted by Erion Veliaj on Wednesday, July 8, 2020

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023