Memoriali i Holokaustit, Rama: Histori e artë e shqiptarëve

Përurohet Memoriali i parë për Holokaustin në Tiranë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama


Përurohet Memoriali i parë për Holokaustin në Tiranë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili mes të pranishmëve kujtoi një histori, që siç tha bën me nder jo vetëm klerin por çdo shqiptar.

“Mbetet e jashtëzakonshme për historinë e klerit shqiptar, autoritetet më të larta të të cilit u thirrën në Berlin në kohën e një vakumi, kur u konsideruan si pala me të cilët pushtuesit mund të negocionin, iu kërkuan dy gjëra: E drejta mbi arin e Shqipërisë së depozituar në Itali dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit më të lartë të klerit, të krishterë dhe myslimanë dhanë një përgjigje që besoj është një nga fjalët e arta të historisë së vetë klerit: Arin po, hebrenjtë jo!”,- tha Rama.

Sipas tij, “Shpëtimi i hebrenjve është një histori e cila përmban brenda detyrimin për të gjithë ne, për ta ruajtur jo thjesht si një histori që tregohet në momente ceremoniale apo ditë të shënuara por si një vlerë të madhe që duhet trashëguar brez pas brezi, që iu duhet kaluar me përkushtim fëmijëve tanë se brenda saj ka shumë anë, si anët e një guri të çmuar që ngado ta rrotullosh shkëlqen duke krijuar vezullime e ngjyra të ndryshme”.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.