Pesë pikat e marrëveshjes historike Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.


Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e djeshme kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Në një deklaratë të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara u tha se marrëveshja “do të përmirësojë paqen në Lindjen e Mesme” dhe se “dëshmitarë të diplomacisë dhe vizionit të guximshëm” janë tre krerët e shteteve: presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe princi i kurorës së Emirateve të Bashkuara, Mohamad bin Zayed.

Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar ditën e sotme dhe 5 pikat e marrëveshjes së vendeve të Lindjes së Mesme.

Normalizimi i marrëdhënieve

Me njoftimin e marrëveshjes, Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë shteti i parë i Gjirit që normalizoi marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Pas Egjiptit dhe Jordanisë, ky është shteti i tretë arab që normalizon marrëdhënie të tilla.

Në deklaratën për marrëveshjen, thuhet se delegacionet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit “do të takohen në javët e ardhshme” në mënyrë që të nënshkruajnë marrëveshje për investime, turizëm, siguri, shëndetësi, kulturë, krijimin e ambasadave, etj.

Shtyrja e aneksimit të tokës palestineze

Si pjesë e marrëveshjes, Izraeli ka pranuar të pezullojë “deklaratën e sovranitetit” në Bregun Perëndimor të okupuar, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Sidoqoftë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha më vonë se ai ra dakord për shtyrjen e aneksimit si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe, por se ajo mbetet “në tryezë”. Ai shprehet se, në marrëveshje me Trump, ai vetëm “shtyu” planet dhe se kurrë nuk do të “heqë dorë nga të drejtat për atë vend”.

Në fillim të këtij viti, kryeministri izraelit njoftoi se do të aneksojë një të tretën e Bregut Perëndimor tashmë të okupuar – përfshirë pjesë të zonës strategjike të Luginës Jordan – në përputhje me “Vizionin e një Plani Paqe për Izraelin dhe Palestinën” të Trump.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Emirateve Anëar Gargash, në një intervistë për Sky News Arabi, tha që paqja me Izraelin ndihmoi në çaktivizimin e një lloji bombe kohore që kërcënoi një zgjidhje dy-shtetesh.

Axhenda strategjike e Lindjes së Mesme

Marrëveshja Izrael-Emirate gjithashtu hap rrugën për të ashtuquajturën Axhendë Strategjike të Lindjes së Mesme, e cila, siç thuhet në deklaratën e përbashkët, “do të zgjerojë bashkëpunimin diplomatik, tregtar dhe siguri” në rajon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë një këndvështrim të ngjashëm mbi kërcënimet dhe mundësitë në rajon, si dhe një angazhim të përbashkët për promovimin e stabilitetit përmes angazhimit diplomatik, rritjen e integrimit ekonomik dhe koordinimit më të ngushtë të sigurisë”, thuhet në dokument.

Qasja në vendet muslimane

Deklarata thoshte gjithashtu se sipas Vizionit të Planit të Paqes, muslimanët do të lejohen të vizitojnë dhe luten në Xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, i cili është vendosur në një kompleks të madh që muslimanët e quajnë al-Haram al-Sharif.

“Të gjithë muslimanët që vijnë në paqe mund të vizitojnë dhe luten në Xhaminë Al-Aksa, dhe vendet e tjera të shenjta në Jeruzalem duhet të jenë të hapura për besimtarët paqësorë të të gjitha feve”, thuhet në deklaratë.

Kompleksi ndodhet në Jeruzalemin Lindor, i cili u pushtua nga Izraeli gjatë Luftës Gjashtë-ditore në vitin 1967, por që nuk ka marrë kurrë njohje ndërkombëtare.

Vaksina

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe “do të zgjerojnë dhe shpejtojnë bashkëpunimin menjëherë kur bëhet fjalë për trajtimin dhe zhvillimin e një vaksine koronavirus”, thuhet në deklaratë.

Në qershor, Netanyahu tha që Izraeli do të bashkonte forcat me Emiratet e Bashkuara Arabe për të luftuar pandeminë, pavarësisht mungesës së lidhjeve diplomatike të të dy vendeve.

Në të njëjtin muaj, agjensia shtetërore e lajmeve në Emiratie ËAM njoftoi se dy kompani atje do të punonin me Izraelin në projekte mjekësore, përfshirë luftën kundër COVID-19.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.