Kosova Jewish Organization nderon nobelisten shqiptare Shën Nënë Tereza

Kosova Jewish Organization mori pjesë në manifestimin për nder të ditëlindjes së 110-të të Shën Nënë Terezës, që u mbajt sot në Prishtinë pranë shtatores së saj


Kosova Jewish Organization mori pjesë në manifestimin për nder të ditëlindjes së 110-të të Shën Nënë Terezës, që u mbajt sot në Prishtinë pranë shtatores së saj, ku u promovua libri me titull “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza një sagë për jetën e shqiptarëve katolik të Shkupit”.

Manfestim ky i organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore në Maqedoni dhe shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Shën Nënë Tereza – tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

Shën Tereza mbetet figura më e dashur e popullit shqiptarë dhe e mbarë botës.

“Jo të gjithë ne mund te bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe"

Posted by Kosova Jewish Organization on Wednesday, August 26, 2020

Po ashtu, dot në Sheshin qendror të Shkupit, pikërisht në vendin ku 110 vjet më parë kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu, shenjtorja e ardhshme, Shën Tereza, u shënua ditëlindja e saj me një sërë aktivitetesh, nën organizimin e ITSHKSH-së, bashkë me shoqata e institucione tjera. Me këtë rast u përurua pllaka përkujtimore në tre gjuhë, ku vend meritor gjeti edhe gjuha amtare e Gonxhe Bojaxhiut.

“Është bërë arsye kjo pllakë që ne të mblidhemi kështu tok dhe të dëshmojmë se të gjithë ne e respektojmë njësoj veprën e Nënës Terezë. Në të vërtetë, kjo pllakë ka qenë këtu edhe më parë, por shndërrimi i saj në pllakë që e respekton edhe gjuhën amtare të Gonxhes, por edhe ngritja e saj në pllakë që flet për respektin që gëzon ajo nga qytetarët e saj, për neve është festë e veçantë dhe unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që kisha mundësi të jem ndër nismëtarët e ripërtëritjes së kësaj pllake”, theksoi drejtori i Institutit, Skender Asani.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me këtë rast, përgëzoi organizatorët e këtij eventi, gjegjësisht, Departamentin e Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut pranë Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Shoqatën Qytetare “Shkupjanja Nënë Tereza”, që me përkushtimin dhe seriozitetin më të madh vazhdojnë të kultivojnë respektin për veprën e saj, vazhdojnë të mbajnë gjallë frymën e punës së saj të palodhshme dhe e mbjellin në gjeneratat e ardhshme ndjenjën e njëjtë të humanizmit, solidaritetit, vetësakrifikimit dhe qetësisë shpirtërore që e jep bërja e një vepre të mirë, shtrirja e dorës së ndihmës dhe hapja e krahëve për të përqafuar një qenie tjetër njerëzore, e njohur apo e huaj.

Më pas u promovua libri me titull simbolik “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nëna Terezë”, ku sipas recensentit Emin Azemi, përveçse përvijohet jeta e saj nga Shkupi i Gonxhes deri në Kalkutën e Shën Terezës, ai do të jetë edhe një sagë për familjet katolike shqiptare të Shkupit.

Në këtë aktivitet morën pjesë deputetë, ministra, ambasadorë dhe aktivistë të shumë të shoqërisë civile, të cilët nderuar jetën dhe veprën e Nënë Terezës.

Muzeu Hebraik në Vlorë, Rama: Shpëtimi i hebrenjve, një prej faqeve më të arta të historisë së shqiptarëve

Projekti fitues për muzeun u prezantua nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”.

Izrael

Putin i kërkon falje Izraelit për deklaratën e Lavrovit se “Hitleri kishte gjak hebre”

Vladimir Putin ka kërkuar falje për deklaratën e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili pati thënë se “Hitleri,…

Shqipëri

Muzeu Hebraik në Vlorë, Rama: Shpëtimi i hebrenjve, një prej faqeve më të arta të historisë së shqiptarëve

Projekti fitues për muzeun u prezantua nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”.

Kosove

“Marrëveshjet Abraham”, ambasadorja Ines Demiri fjalim për arritjet dhe përfitimet Kosovë-Izrael

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë takimin e radhës të Grupit të Knessetit për Promovimin e "Marrëveshjeve…

OPED

Pesë mrekullitë e Izraelit

Izraeli nuk u mjaftua vetëm për mbijetesën. Ai synonte shumë më lart - të lulëzonte

Bota

Britania e Madhe e shpall Hamasin organizatë terroriste

Çdo anëtar i organizatës dhe ata që e mbështesin atë brenda Britanisë së Madhe, mund të dënohen me burgim deri…

Spyzone

Çfarë mund të mësojnë Izraeli dhe fuqitë e tjera ushtarake nga Lufta Rusi-Ukrainë

Fleksibiliteti, logjistika dhe përdorimi i armëve inovative janë çelësat e fitores.