Cakaj takon Gendler: Falëminderit Izraelit për njohjen e Kosovës

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit. Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit”, shkruan Cakaj në një postim të tij në rrjetet sociale.

Sipas tij, u bisedua edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit.

Postimi i plotë

Sot pata kënaqësinë ta takoj edhe Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gendler ?!

Biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit ????.

Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.

Pas njohjes formale, pritet të përmbyllen procedurat e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Patjetër, folëm edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit ????..

Sot pata kënaqësinë ta takoj edhe Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gendler ?!

Biseduam për rëndësinë e…

Posted by Gent Cakaj on Monday, September 14, 2020