Cakaj bisedë me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik: Projekte konkrete Shqipëri-Izrael

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik (American Jewish Committee), përfshire Drejtorin Ekzekutiv, David Harris dhe drejtoreshën e degës së Izraelit, Avital Leibovich, të cilin kryediplomati shqiptar e konsideroi të shkëlqyer, duke vendosur theksin mbi rëndësinë e disa projekteve në fushën e sigurisë, arsimit, ekonomisë dhe kulturës mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Cakaj takon Gendler: Falëminderit Izraelit për njohjen e Kosovës

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Mediat izraelite shkruajnë për dëbimin e spiunëve iranianë nga Shqipëria

Gazeta më e madhe izraelite, “Israel Hayom” shkruan se diplomatët iranianë u dëbuan për veprimtari të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, fraza e cila shpesh përdoret në rastet e spiunimit.

Zëri i Amerikës: Dy diplomatët iranianë të dëbuar nga Tirana, bashkëpunëtorë të Qassem Soleimanit

Autoritetet shqiptare njoftuan sot se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook. Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall përsona të padëshiruar diplomatë iranianë.

Cakaj-Hanegbi: Konferenca e Grupit të Mesdheut në Shqipëri, merr pjesë edhe Izraeli

Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u prit në një takim nga Ministri për Bashkëpunim Rajonal i Izraelit, Tzachi Hanegbi.

Izraeli dhe Shqipëria, bashkë në luftën kundër terrorizimit

Ministri i Jashtëm (në detyrë) i Shqipërisë, Gent Cakaj, mban fjalim në Samitin Botëror të Anti-terrorizmit, që po zhvillohet në Herzliya, Izrael