Zv.kryeministri Tahiri takon Yahav, sipërmarrësi izraelit projekte investimesh të mëdha në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, pret drejtuesin e Big Israel Group, Robert Yahav. Sipërmarrësi izraelit me projekte konkrete dhjetëra miliona eurosh për investime në energji dhe pronash të patundshme. Të pranishëm në takim edhe dy biznesmenë të njohur nga Kosova, Gazmend Abrashi dhe Enis Tigani.


Dakordësimi për njohje reciproke midis Izraelit dhe Kosovës dhe krijimin e marrëdhënieve diplomatike i ka entuziazmuar biznesmenët izraelitë, për të investuar fuqishëm në Kosovë dhe shtuar prezencën e tyre në ekonominë lokale kosovare.

Një nga këta sipërmarrës me potencial të madh investues është dhe izraeliti, Robert Yahav, me investime disavjeçare dhe serioze në Ballkan.

Yahav, CEO i BIG IZRAEl, kompani që ka një rrjet të gjerë qendrash tregtare në Ballkan (rreth 60) dhe investime në prona të patundshme faturon qindra milionë euro në vit nga aktivitet e shumëdegëshe që kryen, u prit në një takim pune nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri.

Robert Yahav shoqërohej nga dy biznesmenë të njohur nga Kosova, Gazmend Abrashi dhe Enis Tigani, të cilët prej disa vitesh përfaqësojnë disa nga kompanitë më të mëdha izraelite dhe evropiane me një gamë të gjerë produktesh të tregun kosovar dhe atë shqiptar.

Burime për Izraelisot.com, konfirmuan interesimin e konglomeratit izraelit për investime në energji dhe pronash të patundshme, me projekte konkrete dhjetëra miliona eurosh në këto dy fusha të rëndësishme, të cilat do të punësonin disa qindra punonjës vendas, duke sjellë edhe efekte sociale pozitive.

Yahav dhe grupi i tij po investojnë edhe në Malin e Zi, duke ndërtuar portin e tyre, nga mund të operojnë më një dinamikë me të fokusuar drejt Malit të Zi dhe Kosovës.

Takimi me zv.kryeministrin Tahiri shërbeu për të njohur edhe me prioritetet e Qeverisë Hoti për të thithur investime të huaja, por edhe për kuadrin ligjor që ekziston në Kosovë në lidhje me mbrojtjen e investimeve të tyre.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.