Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, projekt dhe menaxhim të Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka në fokus krijimin e Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë. Një projekt që zhvillohet nga AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Vlorë, së bashku me komunitetin Hebre Shqiptar, synojnë të ndërtojnë një institucion bashkëkohor të shekullit të 21, që do të tregojë një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shprese.


Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk do të marrë në menaxhim Parkun Kombëtar të Butrintit. Të paktën sipas fjalëve bashkëkreut të tij, Martin Mata. Megjithatë AADF ka shprehur interesin për të bashkëpunuar me Ministrinë e Kulturës për krijimin e fondacionit të ri në Butrint sipas planit të menaxhimit të integruar, të hartuar bashkë e të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në korrik të këtij viti.  Ky plan menaxhimi, zbatimi i të cilit tashmë është detyrim ligjor për të gjitha institucionet shtetërore, rekomandon administrimin e pasurisë kulturore të Butrintit nëpërmjet një modeli të ri, një fondacioni të posaçëm jofitimprurës të bashkëthemeluar nga institucionet shtetërore, të përfaqësuara nga Ministria e Kulturës dhe një partner strategjik – që në këtë rast i  bie të jetë pikërisht AADF-,duke mundësuar në këtë mënyrë tërheqjen e financimeve shtesë për mbrojtjen, ruajtjen dhe vlerësimin më të mirë të pasurisë kulturore. Një tjetër organ që rekomandohet të krijohet nga ky plan është Grupi Kërkimor i Butrintit, në formën e bordit këshillimor të fondacionit të ri, i cili do të përbëhet nga ekspertë dhe hulumtues të fushave të ndryshme, duke ndihmuar që vendimmarrja në të gjithë Parkun të jetë sa më profesionale dhe pozitive për të ardhmen e Butrintit, sqarojnë nga vetë AADF-ja.

 “Prezenca e AADF-së në Bordin e Fondacionit të ri synon të garantojë që mbështetja financiare e ofruar nga AADF për PKB do të zbatohet në përputhje me planin e menaxhimit të integruar për krijimin e një modeli të qëndrueshëm menaxhimi, i cili ka në themel të tij zhvillimin e komuniteteve lokale në të ardhmen, sqarohet në një artikull të botuar në faqen zyrtare të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Sipas ligjit për trashëgiminë kulturore, në këtë model administrimi pasuria kulturore është dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar, saktësojnë ata për të sheshuar zërat e dhënies me koncesion të Parkut Arkeologjik të Butrintit.

“Ministria e Kulturës është përgjegjëse dhe garanton ruajtjen e vlerave të pasurive kulturore në pronësi shtetërore edhe kur ato janë në bashkadministrim me palë të treta. Administrimi i pasurive universale (në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO) sipas këtij modeli mund të kryhet vetëm pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, duke garantuar qëndrueshmëri dhe transparencë”, thuhet në këtë artikull, ndërsa barrën e miratimit të fondacionit të ri që do të administrojë parkun do ta ketë Parlamenti.

Sipas vlerësimeve të ardhurat mesatare të Parkut Kombëtar të Butrintit  për periudhën 2013-2018 janë 500 mijë dollarë  në vit.  Me  administrimin nëpërmjet modelit të ri, në terma ekonomiko-financiarë dhe efektiviteti, synohet  zhvillimi i  qëndrueshëm për të gjithë Parkun dhe komunitetin përreth nëpërmjet rritjes së fondeve për konservimin e trashëgimisë kulturore arkeologjike në nënzonën A3, investimeve në përshtatjen e infrastrukturës turistike, zhvillimin e kapaciteteve lokale dhe rritjes së punësimit në Parkun Kombëtar të Butrintit .

AADF thotë se  ka angazhuar fondet e nevojshme, të cilat do të investohen në përputhje me vizionin e Planit të Menaxhimit të Integruar për ta njohur PKB: “…si një model menaxhimi të qëndrueshëm të siteve me elemente kulturore dhe natyrore, duke u bërë qendra e ofertës turistike rajonale, duke iu ofruar vizitorëve një përvojë unike, nëpërmjet angazhimit të komuniteteve vendase dhe institucioneve financiare duke shërbyer si model për parqe të tjera në Shqipëri”.

Angazhimi i AADF-së në ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, është i hershëm. “Që në vitin 2010, AADF ka kontribuar me një fond prej 500 mijë dollarësh në instalimin e kamerave, infrastrukturës dhe sinjalistikës turistike, rehabilitimin mjedisor të rrugës së re, instalimin e sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit, përgatitjen e planit të menaxhimit të integruar”, sqarohet në këtë artikull, ku sipas këtij fondacioni një tjetër dëshmi e një ndërhyrje të suksesshme është instalimi i biletarisë elektronike në Butrint, “e cila që nga viti 2012 e deri me sot ka rezultuar me një rritje të ardhurash mbi 240%”.

Sipas AADF-së, me të përfunduar vlefshmëria e tre  planeve pesë vjeçare të menaxhimit të Butrintit, i pari nga 2000-2005 dhe i dyti  2007-2012, si  dhe planit të menaxhimit mjedisor 2009-2015, hartimi i një Plani të Integruar të Menaxhimit ka qenë ndër vite prioritet i autoriteteve shqiptare e gjithashtu një kërkesë e vazhdueshme e Vendimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore – UNESCO. “Planet e mëparshme të menaxhimit nuk kanë trajtuar në mënyrë të integruar vlerat kulturore dhe natyrore të Parkut. AADF iu përgjigj kërkesës së Ministrisë së Kulturës për ofrimin e asistencës teknike për përgatitjen e Planit të Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit, në përputhje të plotë me ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, ligjin 81/2017 për Zonat e Mbrojtura, si dhe me udhëzimet operacionale të UNESCO-s”.

Që prej krijimit të  saj si fondacion jofitimprurës  në vitin 2009, AADF ka investuar në 60 projekte me një fond total të angazhuar rreth 73 milion dollarë. Rreth 40 milionë dollarë, siç qartëson AADF kanë shkuar për  rijetëzimin e qendrave kryesore historike në vend, si Pedonalen e Shkodrës, Pazarin e Vjetër të Krujës, Pazarin e Vjetër të Korçës, Pazarin e Ri në Tiranë, Qafën e Pazarit Gjirokastër, Qendrën Historike Vlorë, vendosjen për herë të parë të biletarive elektronike në 10 site kulturore në të gjithë Shqipërinë, projektimin dhe ndërtimin e Muzeut Marubi, krijimin e njësisë kombëtare për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore, mundësimin e pjesëmarrjes së të rinjve shqiptarë në Kampet Rajonale të Restaurimit si dhe në rrjetin e Salzburg Global Forum for Young Cultural Innovators (YCI).

Dy projektet më të reja të AADF kanë në fokus krijimin e Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë dhe hartimin e planit të menaxhimit të zonave arkeologjike në Durrës. Në fillim të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Muzeve dhe ai i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projekt-idenë paraprake për krijimin e Muzeut Hebraik të Shqipërisë në Vlorë. Një projekt që zhvillohet nga AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Vlorë, së bashku me komunitetin Hebre Shqiptar, synojnë të ndërtojnë një institucion bashkëkohor të shekullit të 21, që do të tregojë një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shprese. Lajmin do ta bënte të ditur edhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli. Në një prononcim për mediat, Leli do të thoshte se ai nuk do jetë një muze i trishtë si çdo muze hebre, por një muze unik i gëzuar që tregon jetën e mire të tyre në këtë qytet.

Muzeu Hebraik Shqiptar do të jetë muze thellësisht i lidhur me vendin, me ata që kanë jetuar dhe ata që vijojnë të jetojnë aty. “Kjo zonë e qytetit, kjo perlë e vërtet, na është dashur që ta rikthejmë në këtë lloj forme përmes një aksioni shumë të vështirë. Nuk do ta kishim nisur dot këtë aksion kaq të vështirë, po të mos kishim pasur besimin e partnerit tonë, Fondi Amerikan i Zhvillimit, i cili na bashkohet në këto sfida, duke na shtuar kurajën dhe entuziazmin për të jetësuar këtë projekt kaq të rëndësishëm”, shprehej Margariti vitin e kaluar për rijetëzimin e qendrës historike të Vlorës, ku krahas pazarit të vjetër do të ndërtohej edhe muzeu hebraik, pikërisht në lagjen ku ky komunitet ka jetuar dhe jeton dhe ku rruga ka marrë emrin “Rruga e Hebrenjve”.  Në gusht të këtij viti, ishte kryeministri Rama që bënte të ditur lajmin e ndërtimit të Muzeut Hebraik.  “Mirëmëngjesi  dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të diel të bukur”, shkruante Rama në Facebook.

Po në qershor të këtij viti,  Ministria e Kulturës, Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Bashkia Durrës nënshkruan Memorandimin e Mirëkuptimit, që ka për qëllim hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar të Zonës Arkeologjike A dhe B të qytetit të Durrësit, për gjashtë vite, nga 2021deri më 2027. “Këtë nuk mund ta bëjmë të vetëm, jo sepse Ministria e Kulturës nuk ka kapacitetet e nevojshme, por sepse pushteti vendor dhe partnerët tanë janë hallka të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të qytetit”, shprehej ministrja Margariti në qershor, ndërsa AADF është angazhuar  të financojë hartimin e planit të menaxhimit të integruar të Zonës Arkeologjike A dhe B të qytetit të Durrësit dhe hartimin e të projekt-idesë dhe projektit të detajuar arkitektonik për Zonën TID; të përzgjedhë konsulentë vendas e  ndërkombëtare dhe ekspertë të fushave të ndryshme, sipas nevojës për realizimin e qëllimit të kësaj marrëveshje, e ngjashme me atë të Butrintit.

 


Burimi:  Gazeta “Si”

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023