Rikthimi i pronave të Hebrenjve në Kosovë nuk është dhuratë, por detyrim ligjor
Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë nisur procedurat për zbatimin e zotimit të dhënë në Uashington lidhur me kthimin e pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave të hebrenjve që nuk i ka kërkuar askush.
Nga Shkumbin Ahmetxhekaj dhe Arben Hoti
Radio Evropa e Lirë
Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë nisur procedurat për zbatimin e zotimit të dhënë në Uashington lidhur me kthimin e pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave të hebrenjve që nuk i ka kërkuar askush.
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, thotë se rikthimi i pronave nuk është dhuratë por detyrim ligjor. Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa nga këto prona të pretenduara dhe ka biseduar me njërin prej pretenduesve, Nexhat Konfortin, i cili aktualisht ndodhet në Beograd, por jeton në Izrael.
(Kontribuuan: Gordana Qosiq dhe Sonja Goçanin)
Burimi: REL