E nisën me dy lopë, sot “Strauss Group” ka 52 brende: Historia e jashtëzakonshme e Richard, Michael dhe Ofra Strauss

Me 52 brende dhe një portofol prej katër kompanish Strauss Group është një nga korporatat ndërkombëtare më të mëdha në Izrael dhe një lider botëror në treguesit Shëndet & Mirëqënie (Health & Wellness) dhe Kënaqësi & Privilegj. Po cila është historia e kësaj kompanie, që nisi 82 vjet më parë, kur Riçard dhe Hilde Strauss emigruan në Izrael dhe e nisën duke rritur zarzavate dhe pasur vetëm dy lopë.


Me 52 brende dhe një portofol prej katër kompanish “Strauss Group” është një nga korporatat ndërkombëtare më të mëdha në Izrael dhe një lider botëror në treguesit Shëndet & Mirëqënie (Health & Wellness) dhe Kënaqësi & Privilegj. Po cila është historia e kësaj kompanie, që nisi 82 vjet më parë, kur Riçard dhe Hilde Strauss emigruan në Izrael dhe e nisën duke rritur zarzavate dhe pasur vetëm dy lopë.

FAMILJA STRAUSS

Në vitin 1936, familja Straus bëri “Aliya” (emigrim). Richard dhe Hilde Strauss, së bashku dhe me djalin e tyre dyvjeçar, Michael, emgriojnë nga Gjermania në Izrael dhe vendosen në një qytezë të vogël në veri të Izraelit, Nahariya. Rreth kabinës ku jetonin, ata rritën perime dhe zarzavate, ngritën një stallë të vogël lopësh dhe rritën dy lopë.

RIÇARD STRAUSS

Dy vjet më pas, 1938, Hilde, një kuzhiniere e talentuar, i shton  qumështit të mbetur luleshtrydhe që i kishte mbledhur nga kopshti pranë shtëpisë. “Embëlsirat me luleshtrydhe morrën famë” në veri të Izraelit, dhe ishte Riçard ai që i shiste. Këtë vit, Komisioneri i Lartë Britanik e nderoi me çmim familjen Straus për produktet e saj të bulmetit.

Në vitin 1939, familja Straus nis të shesë prodhimet e tepërta të saj, me Michael dhe babain e tij, që tani nuk shet qumësht të freskët vetëm derë më derë me një karocë të tërhequr nga një gomar, por e çon qumështin te një fabrikë bulmeti, duke i parketuar produktet, një nga shenjat e para të industrisë hebraike në Palestinën e atëhershme. Për Michael, ishte një tjetër mësim guximi, përgjegjësie dhe rëndësie të industrisë izraelite, vlera që ata do ta përcillnin kompanisë përmes gjeneratave.

Në vitin 1939, Riçard dhe Hilde shesin stallën e tyre dhe formojnë kompaninë Strauss Nahariya Dairy. Produkte në paketimin e tyre kishin një struc, (“Strauss” në Gjermanisht).

Në vitin 1941, Hilde Strauss fillon përpjekje e saj të para për të prodhuar akullore. Simboli i strucit, që ishte përdorur për produktet e bulmetit, zëvendësohet me pikturën e një kulle uji të Nahariyas.

Në vitin 1956, Michael Strauss kompleton studimet e tij në Gjermani si teknik qumështi dhe i bashkohet biznesit të familjes, ky është edhe një moment kyç, pasi kompania ndërmerr transformime të mëdha në bulmetra dhe zgjeron fushën e produkteve të saj. Kompania punëson profesionistë në tregun bulmetrave. Për Michael, të bërit djathë ishte një dashuri e vërtetë.

Në vitin 1958, Michael Strauss bën një revolucion në marketing dhe shitjen, duke krijuar një sistem shpërndarje të bazuar në një model unik, duke nisur kështu penetrimin në tregun e Tel Avivit dhe më pas në të gjithë vendin.

Në vitin 1962, Strass ndërton një fabrike akulloresh në Ako, dhe prodhon akullore në formën e bririt, të quajtur “Tilon”, një koncept që Hilde e kishte parë në Itali. “Tilon” bëhet shumë shpejt një “hit” për izraelitët.

Në vitin 1962, Strauss nis të prodhojë djathë të shkrirë të quajtur “Gervais”, bazuar në një recetë që Michael e kishte sjellë nga Zvicra. Dy vjet më pas, kompania Charles Gervais of Paris (Danone) hapi një proces gjysësore. Riçard Strauss shkoi në Francë, për të qartësuar gjërat dhe u kthye me një marrëvshje me kompaninë franceze, duke marrë edhe njohuritë sesi bëhej djathi.

Në vitin 1968, Familja Strauss arrin marrëveshjen me Groupe Danone, që solli edhe eksesin në njohuritë profesionale të Danones. Strauss parketon produktet e Danone në Izrael.

Në vitin 1972, fabrika e re e Strausit nisi të prodhojë pudingun e parë të gatshëm, të quajtur “Dani”. Michal e shndërron Strauss në një kompani inovative, që nuk sjell vetëm produkte të freskëta në Izrael, po dhe fut edhe koncepte të reja.

Në vitin 1975, Riçard Strauss, një industrialist me vizion të madh, ndërron jetë dhe tani biznesi i familjes menaxhohet nga fëmijët, Michael dhe Raya.

MICHAEL STRAUSS

Në vitin 1979, Michael nis të prodhojë embëlsirë më qumësht të ftohtë “Milky”, që shndërrohet në një histori suksesi. Në 1979, Straus blen  rivalin e tij të madh në akullore, Ëhitman Ice Cream.

Në vitin 1985, ndërron jetë Hilde Strauss, bashkëthemeluese e kompanisë, e njohur për pasionin e saj për ushqimet dhe kurajën për të provuar dhe provuar, derisa produkti ishte superior.

Në 1991, Strauss nis revolucionin në prodhimin e humusit, duke blerë fabrikën “Mi vami”. Produket “Achla” gjenden në tryezat e çdo izraeliti.

Në vitin 1996, familja Straus arrin një marrëveshje me familjen Federman. Familja Straus merr 15% të Elite. Në vitin 1997, nis edhe era Straus te kompania Elite. Michael merr kontrollin e Elite, duke u bërë kështu prodhuesi i dytë më i madh i ushqimeve në Izrael. Në 1997, Straus merr 50% të aksioneve të Yotvata Dairy, duke u bërë lider në tregun e qumështit në Izrael.

Në vitin 1997, PepsiCo Frito-Lay hyn në partnership me Elite, duke blerë 50% të Elite Foods, për 6.7 milionë dollarë.

Në vitin 1998, nis edhe ekspansioni në biznesin e kafesë. Elite hyn në Europën Lindore dhe Ballkan. Elite blen fabrikat në Bullgari, Kroaci dhe Turqi, duke rritur eksportet në Rusi.

OFRA STRAUSS

Në vitin 2000, përpara se të tërhiqej si kryetar i kompanisë, Michael Strauss kompletoi një nga fabrikat e prodhimeve të bulmetrave më të mëdha dhe më të avancuara në Lindjen e Mesme, dhe një nga më të sofistikuarat të këtij lloji në botë. Gjatë ceremonisë inauguruese në vitin 2001, Michael ia kaloi stafetën e drejtimit vajzës së tij, Ofra.

Në vitin 2000, Elite hyn në tregun e biskotave dhe prodhimeve të brumërave, duke blerë dy fabrika.

Në vitin 2000, Elite vazhdon të zgjerohet ndërkombëtarisht, duke blerë kompaninë braziliane të kafesë, Três Corações, “Tre zemrat”, për 41 milionë dollarë. Blerja i siguron kompanisë lëndën e parë dhe i garanton Elite një kontroll të mbi 40% të tregut të kapuçinos në Brazil.

Në vitin 2001, Straus blen brandin e çokollatave Max Brener.

Në vitin 2002, Elite nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi për një bashkëpunim strategjik me kompaninë italiane te kafes ekspres, Lavazza, e cila operon në 70 vende të ndryshme. Elite distribuon kafen Lavazaa në tregun izraelit dhe në vendet ku grupi Strauss është aktiv.

Po, në vitin 2002, Straus hyn në tregun e mjaltit dhe vait të ullirit, duke blerë 51% të Yad Mordechai Apiary. Në 2003 hyn në tregun e zarzavateve të freskëta duke blerë 51% të A.N.P. Fresh Vegetables dhe katër vjet më pas, 100%.

Ofra Strauss, sipërmarrësja e fuqishme izraelite

Në 2004, Strauss-Elite shkrihet në një të vetme, në Strauss Group, duke e shndërruar Strauss Group kompaninë e dytë më të madhe në Izrael në fushën e prodhimeve ushqimore, dhe një kompani me reputacion ndërkomëbtar.

Në 2005, Strauss hyn në Amerikën e Veriut, duke blerë 51% të kompanisë Sabra, dhe nis të tregtojë humus dhe sallata të tjera të gatshme.

Në 2005, Straus Coffee blen Mk Poland, e cila asokohe dominonte një të pestën e tregut të kafesë, ndërkohë që aktualisht është kompania e kafesë numër 2 në Poloni. Një marrëveshje 50/50 me Santa Clara, një kompani kafeje e zotëruar nga Lima Brothers, e bën kompaninë e dytë më të madhe në Brazil.

Në 2006, Strauss nënshkruan një marrëveshje për blerjen e plotë të Doncafe.

Në 2008, PepsiCo bëhet partner 50/50 me Strauss dhe parketon prodhime si humus në SHBA dhe Kanada. Në 2010, inauguron në Virginia, SHBA, fabrikën më të madhe dhe më sofistikuar në botë të prodhimit të sallatave industriale, me një investim prej 70 milionë dollarësh.

Në vitin 2008, Strauss Coffee vjen në Shqipëri. Strauss Coffe nënshkruan një marrëveshje me DonCafe në Itali për blerjen e tregut në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Në 2011, Straus Water dhe Haier Group në Kinë krijuan ndërmarrjen e përbashkët, Haier Strauss Water në Kinë. Strauss Water u bashkua me Virgin Group të Richard Branson, për të themeluar në Britani “Virgin Pure improving life with Strauss Water”.

 

STRAUSS GROUP

Me 52 brende dhe një portofol prej katër kompanish  (Strauss Coffee B.V., Strauss Israel, Strauss Water , PepsiCo-Strauss Fresh Dips & Spreads International), Strauss Group është një nga korporatat ndërkombëtare më të mëdha në Izrael dhe një lider botëror në treguesit Shëndet & Mirëqënie (Health & Wellness) dhe Kënaqësi & Privilegj.

Strauss menaxhon dhe zhvillon biznesin e tij, duke ofruar një gamë të gjerë të brandeve në Ushqim & Pije për të gjithë popullatën, e cila parketohet përmes kanaleve të ndryshme tregtare.

Aktiviteti i Strauss Group shtrihet në 12 kategori produktesh bazë, prodhimet e brumërave dhe drithërave, çokollatat dhe ëmbëlsirat, kafe, reçelrat, prodhimet e bulmetit, humus, pijet energjike, zarzavate dhe perimet e freskëta, mjaltë, makaronat, snekset e kripura dhe ujin.

Grupi ka 14 mijë punonjës në gjithë botën dhe është aktiv në më shumë se 20 vende. Grupi ka një xhiro vjetor prej 7.9 miliardë shekel (2.2 miliardë dollarë), në të cilat operacionet e tij ndërkombëtare zënë rreth 49%.

Straus ka bashkëpunim me Danone, PepsiCo, Haier, Virgin, Jotvata, Yad Mordechai. Strauss Group është i listuar në Bursën e Tel Avivit, në të cilën përfshihen kompanitë më të mëdha publike të Izraelite, dhe ka një kreditim klasifikimi AA+.

Familja Strauss zotëron 60.5% të Strauss Group, ndërsa 39.5% të aksioneve janë publike.

KOMPANITË

STRAUSS COFFEE B.V.

Strauss Coffee B.V. –  Është një nga dhjetë kompanitë më të mëdha të kafeve në botë. Strauss Coffe operon në 10 vende të ndryshme në botë, ka 16 marka dhe mbi 6,000 punonjës. Qendra operacionale është në Amsterdam, Holandë; qendra e kërkim & zhvillim në Tel Aviv, Izrael; dhe ajo kafes jeshile në Zug, Zvicër. Në Brazil operon kompania “Três Corações”, një ortakëri jonit-venture 50/50% midis Strauss Coffee and the São Miguel Group.

STRAUSS ISRAEL

Strauss Israel  – Strauss konsiderohet kompania më e madhe e ushqimeve dhe pijeve në Izrael. Markat e kompanisë në të gjitha kategoritë e saj kryesore kanë një pozicion udhëheqës në tregun ushqimor izraelit. Strauss Israel operon rreth 20 vende, të cilat përfshijnë stabilimentet prodhuese dhe qendrat logjistike të vendosura nga Safed në veri deri në Yotvata dhe Eilat në jug. Produktet e kompanisë janë shpërndarë nëpër rreth 13,000 pika të shitje. Në Izrael, Strauss punëson rreth 5.000 njerëz.

STRAUS WATER

Strauss Water  – Është është një kompani lider ndërkombëtare të ujit të pijshëm për përdorim në shtëpi dhe biznes. Në vitin 2009, Strauss Group bleu Tana Industries dhe themeloi Strauss Water, një shkrirje midis H2Q dhe Tana Industries. Në janar të vitit 2015, Strauss Ëater dhe Haier Group në Kinë krijuan ndërmarrjen e përbashkët, Haier Strauss Water në Kinë. Strauss Water u bashkua me Virgin Group të Richard Branson, për të themeluar në Britani “Virgin Pure improving life ëith Strauss Water”.

PepsiCo-Strauss Fresh Dips & Spreads

PepsiCo-Strauss Fresh Dips & Spreads – Partneriteti midis Strauss dhe PepsiCo në kategorinë e produkteve “Fresh Dips & Spreads” çoi në krijimin e dy kompanive në rritje: Sabra në Amerikën e Veriut dhe Obela, e cila po ndërmerr hapa të parë në Meksikë dhe Australi. Sabra ofron një shumëllojshmëri të gjerë të produkteve në kategorinë humus, së bashku me salcat autentike, të shëndetshme vegjetale, salca dhe qumështit

PRANIA E STRAUSS GROUP NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Strauss Gruop është i pranishëm edhe në Shqipëri dhe Kosovë me markën “Doncafe” përmes kompanisë ‘Strauss Adriatic” që eksporton në: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Moldavi, Mali i Zi, Bosnjë dhe Maqedoni. Qendra është në Serbi, që prej vitit 2003. Strauss Group ka ndërtuar një fabrike të re kafeje “Doncafe” në vitin 2007, ku mes të tjerash ka dhe një muzeum kafeje, si dhe zona speciale për aktivitete edukimi dhe sociale.

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023