Forumi i Antisemitizmit/ I dërguari special i SHBA, Elan Carr: Shqipëria është një vend model!

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për monitorimin e luftës kundër antisemitizmit, Elan Carr, tha në Forumin e Antisemitizmit se ka pasur raste të tmerrshme antisemitiste, ndërsa shtoi se nëna e tij pa babanë duke u arrestuar.


I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për monitorimin e luftës kundër antisemitizmit, Elan Carr, tha në Forumin e Antisemitizmit se ka pasur raste të tmerrshme antisemitiste, ndërsa shtoi se nëna e tij pa babanë duke u arrestuar.

Në fjalën e tij, zyrtari i lartë theksoi se një nga vendet më të rrezikshme për antisemitizmin është Irani, si dhe e djathta dhe e majta ekstreme, ku të tre këto forca operojnë përmes internetit duke nxitur sëmundjen e urrejtjes ndaj izraelitëve.

“Ka pasur raste të tmerrshme antisemitiste. Nëna ime pa babanë duke u arrestua. Ne kemi dy histori të ndryshme që kanë të bëjnë me antisemitizmin dhe një histori të tolerancës. Shqipëria është një vend model, ku duam ta shohim të gjithë botën. Nuk duhet të ketë mungesë koordinimi, duhet organizim global. Çdo vend mund të ketë aroma të ndryshme antisemite. Ndonjëherë e djathta ekstreme është kundër izraelitëve, e majta ekstreme gjithashtu, pra është një kërcënim i madh. Sot një nga vendet më të rrezikshme është Irani, por të tre forcat operojnë së bashku për të nxitur këtë sëmundje, që është urrejtja ndaj izraelitëve.

Gjithashtu, ata bashkohen në sulmet e tyre, sepse të tre kanë miratuar internetin, mediat sociale, për të përhapur urrejtjen dhe ideologjinë e tyre me një klikim në internet. Për këtë arsye antisemitizmi po rritet. Këto ide plot urrejtje po përhapen përmes teknologjisë. Ne duhet t’i konfrontojmë, të përballemi me ta në përpjekje globale. Ne duhet të fokusohemi së pari te siguria fizike. Ne po punojmë me aleatët që të sigurohemi që komunitetet hebre janë të sigurt”, tha ai.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.