Kryeparlamentarja Vjosa Osmani: Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha në Forumin e Antisemitizmit se të gjithë vendet e botës duhet të bashkohen në këtë luftë.


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha në Forumin e Antisemitizmit se të gjithë vendet e botës duhet të bashkohen në këtë luftë.

Teksa falënderoi Shqipërinë për ndërmarrjen e këtij forumi, Osmani tha se ky duhet të shërbejë si moment reflektimi për të gjithë, se si të veprojmë të bashkuar për të luftuar me përgjegjshmëri kundër antisemitizmit.

“Po përballemi me një armik që shkon kundër civilizimit. Nuk ka asnjë justifikim për format e diskriminimit. Janë akte kundër dinjitetit. Duhet të bashkojmë forcat në luftën kundër antisemitizmit. Komuniteti hebre kërkon konfirmim nga të gjithë ne për të luftuar kundër antisemitizmit, në mënyrë që të kemi një të ardhme sa më të mirë. Përgëzoj Shqipërinë për hapin e rëndësishëm që ndërmori. Shqiptarët e kuptuan shumë kohë më parë se si duhen përkrahur hebrenjtë. Pak e dinë historinë e Shqipërisë në rang global dhe të gjitha përpjekjet e tyre që kanë bërë në lidhje me hebrenjtë.

Kjo është një mundësi e madhe për ta rikujtuar edhe njëherë atë kapitull, por edhe një mundësi për të gjithë ne për të reflektuar se si të veprojmë të gjithë bashkë për të luftuar me përgjegjshmëri kundër antisemitizmit. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ecur përpara në këtë drejtim. Konfirmoj gatishmërinë e Kosovë dhe përpjekjen e popullit tonë për të mbështetur çdo iniciativë globale kundër antisemitizmit. Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Kemi ndërmend të ndërmarrim një program edukimi lidhur me luftën kundër antisemitizmit, se si të edukojmë të rinjtë në lidhje me këtë”, tha Osmani.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.