Mike Pompeo: Krenar që iu bashkova Forumit Ballkanik 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri!

Sekretari Amerikan i Shtetit ka kujtuar me një postim në Twitter, Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që këtë vit u organizua nga Parlamenti Shqiptar.

Sekretari Amerikan i Shtetit ka kujtuar me një postim në Twitter, Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që këtë vit u organizua nga Parlamenti Shqiptar.

Në postimin e tij, Pompeo shkruan se është krenar që mori pjesë virtualisht në këtë forum, ndërsa shtoi se kjo ishte një mundësi për të nderuar liritë dhe harmoninë fetare në vendin tonë.

Po ashtu, ky forum për Pompeon, ishte një mundësi për të nderuar përpjekjet e Ballkanit për të luftuar antisemitizmin.

Postimi i Mike Pompeo:

“Krenar që iu bashkova Forumit Ballkanik 2020 Kundër Anti-Semitizmit 2020 në Shqipëri, një mundësi e rëndësishme për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë në lirinë dhe harmoninë fetare dhe përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin. Të gjithë kemi pjesë në këtë përgjegjësi.”