Iris dhe Aleksandër Pisha, shqiptarët që akreditojnë kompanitë izraelite

Edhe në Izraelin e inovacionit dhe teknologjisë së lartë ka shqiptarë që japin kontributin e tyre. Iris dhe Aleksandër Pisha janë çifti shqiptar që kanë themeluar një kompani të suksesshme në Izrael në vitin 2007: “I.F. Engineering”, e cila ofron shërbime, zgjidhje dhe trajnim të standardeve ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe te cilësisë së prodhimit.


Edhe në Izraelin e inovacionit dhe teknologjisë së lartë ka shqiptarë që japin kontributin e tyre.

Iris dhe Aleksandër Pisha janë çifti shqiptar që kanë themeluar një kompani të suksesshme në Izrael në vitin 2007: “I.F. Engineering”, e cila ofron shërbime, zgjidhje dhe trajnim të standardeve ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe te cilësisë së prodhimit.

Sipas Aleksandër Pishës, kompania bashkëpunon  me mbi 100 organizata dhe kompani izraelite duke kontribuar në kualifikimin dhe akreditimin e tyre nga Instituti Izraelit i Standardeve (“Standards Institution of Israel”), të tilla si kompanitë e aviacionit, kompanitë e njohura Izraelite te teknologjive te përparuara, si dhe organizatat ndërkombëtare(“Performance Review Institute”), etj.

Ja si e tregojnë eksperiencën e tyre Iris dhe Aleksandër Pisha

 

“U larguam nga Shqipëria në fund të vitit 1990 pa rënë akoma diktatura komuniste.

Mbas qëndrimit disamujor në Bashkimin Sovjetik, në fillim të vitit 1991 u vendosëm në Izrael në zonën e Haifës (veriu i Izraelit).

Duke qenë specialistë në fushën e përpunimit te metaleve u ingranuam në industrinë e Izraelit, në fusha të ndryshme si derdhjet precize, përpunimi termik, kimia farmaceutike dhe kontrolli i cilësisë.

Me kalimin e viteve, me pune, studime dhe ngritje profesionale në vitin 2007 themeluam firmën e konsulences “I.F. Engineering” në fushën e sigurimit të cilësisë (Quality Assurance)” dhe te teknologjive të proceseve të ndryshme.

“I.F. Engineering” është një kompani që ofron shërbime, zgjidhje dhe trajnim të standardeve ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe te cilësisë së prodhimit.

Sot ne bashkëpunojmë me mbi 100 organizata dhe kompani izraelite duke kontribuar në kualifikimin dhe akreditimin e tyre nga Instituti Izraelit i Standarteve (“Standards Institution of Israel”), të tilla si kompanitë e aviacionit, kompanitë e njohura Izraelite te teknologjive te përparuara, si dhe organizatat ndërkombëtare(“Performance Review Institute”, etj.”.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike