Festat e Nëntorit, Ambasada e Shqipërisë uron shqiptarët dhe komunitetin shqiptaro-hebre në Izrael

Ambasada e Shqipërisë në Izrael uron të gjithë shqiptarët brenda apo jashtë vendit, si edhe komunitetin shqiptaro-hebre që jeton në Izrael me rastin 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.


Ambasada e Shqipërisë në Izrael uron të gjithë shqiptarët brenda apo jashtë vendit, si edhe komunitetin shqiptaro-hebre që jeton në Izrael me rastin 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael uron komunitetin shqiptaro-hebre, shqiptarët që jetojnë në Izrael dhe kudo në botë, me një dolli në distancë ne perkujtim te lidhjeve të forta me rrënjët, kulturën dhe traditat tona. Veçojme në këtë ditë momentet më te bukura te takimeve tona të kaluara, punës së Ambasadës për intensifikimin e marrëdhenieve me shtetin e Izraelit në të gjitha fushat, si dhe vleresojmë me këtë rast mirënjohjen e popullit hebre për Shqiperine dhe popullin shqiptar për rolin e tyre në mbrojtje te hebrenjve në ditët e errëta të Shoah-s”, shkruan midis të tjerash ambasada në rrjetet sociale.

Urimi është shkruar në shqip, hebraisht dhe anglisht.

Postimi i plotë

GEZUAR FESTAT E NENTORIT!

28 Nentori është një ditë shumë e veçantë për të gjithë ne shqiptarët brenda apo jashtë vendit, edhe për komunitetin shqiptaro hebre që jeton në Izrael. Eshtë Dita e Pavarësisë, Festa jone Kombëtare qe mbart vlera pozitive duke i bashkuar te gjithe rreth një identiteti të fortë kombëtar.
Edhe pse këtë vit nuk do të jetë e mundur të takohemi dhe ta festojme së bashku, si pasoje e pandemise Covid-19, Ambasada e RSH në Izrael uron komunitetin shqiptaro-hebre, shqiptarët që jetojnë në Izrael dhe kudo në botë, me një dolli në distancë ne perkujtim te lidhjeve të forta me rrënjët, kulturën dhe traditat tona.

Dita e Pavarësisë, është festë që gëzon e bashkon, ringjall kujtime dhe ripërtërit shpresat për një të ardhme më të bukur. Veçojme në këtë ditë momentet më te bukura te takimeve tona të kaluara, punës së Ambasadës për intensifikimin e marrëdhenieve me shtetin e Izraelit në të gjitha fushat, si dhe vleresojmë me këtë rast mirënjohjen e popullit hebre për Shqiperine dhe popullin shqiptar për rolin e tyre në mbrojtje te hebrenjve në ditët e errëta të Shoah-s.

GEZUAR FESTAT E NENTORIT!

28 Nentori është një ditë shumë e veçantë për të gjithë ne shqiptarët brenda apo jashtë…

Posted by Ambasada Izrael on Friday, November 27, 2020

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.