Sheiku i familjes mbretërore të Emirateve Arabe blen 50% të klubit izraelit Beitar Jerusalem

Sheiku Hamad bin Khalifa Al Nahyan ka blerë 50 përqind të aksioneve dhe do të investojë 300 milion NIS (92 milion dollarë) në ekipin Beitar Jerusalem gjatë dekadës së ardhshme, sipas klubit të futbollit.


Një anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe ka blerë gjysmën e një ekipi futbolli të Jeruzalemit, Beitar Jerusalem, baza e të cilit është e njohur për racizmin e saj antiarab dhe anti-musliman.

Sheiku Hamad bin Khalifa Al Nahyan ka blerë 50 përqind të aksioneve dhe do të investojë 300 milion NIS (92 milion dollarë) në ekipin Beitar Jerusalem gjatë dekadës së ardhshme, sipas klubit të futbollit.

Beitar Jerusalem e përshëndeti marrëveshjen si “historike dhe emocionuese”. Partneriteti vjen tre muaj pasi Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën lidhje diplomatike.

Një deklaratë në faqen zyrtare të klubit të futbollit citoi sheikun e Emirateve të Bashkuara Arabe që i referohej Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, një pozicion që nuk ndahet nga udhëheqësit e vendit të Gjirit.

“Unë jam prekur të jem një partner në një klub kaq të nderuar dhe në një qytet të tillë, kryeqyteti i Izraelit dhe një nga qytetet më të shenjta në botë,” tha bin Khalifa. “Kam dëgjuar shumë për ndryshimet që po pëson klubi dhe si po menaxhohet, dhe jam i lumtur që marr pjesë në këtë.”

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.