Izraeli pranohet në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë

Votimi “pasqyron statusin e ri të Izraelit si një fuqi rajonale e energjisë”, thotë Ministri i Energjisë, Yuval Steinitz.


Nga ARIEL KAHANA

Anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë të enjten votuan unanimisht në favor të pranimit të kërkesës së Izraelit për t’u bashkuar me organizatën.

Procesi për ta bërë Izraelin të bashkohet me agjencinë e pavarur filloi dhjetorin e kaluar, kur Ministri izraelit i Energjisë Yuval Steinitz u takua me Drejtorin Ekzekutiv të IEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë), Fatih Birol, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës në Madrid. Më vonë, Ministria e Jashtme e Izraelit dhe misioni i Izraelit në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) investuan në përpjekjet që Izraeli të bashkohet me grupin me bazë në Paris.

“Në vitin 2010, si ministër i Financave, unë e solla Shtetin e Izraelit në organizatën më prestigjioze të kombeve të zhvilluara – OECD – dhe tani, në vitin 2020, unë jam krenar të njoftoj se Izraeli po bën një hap tjetër të rëndësishëm në rrugën për t’u bërë një anëtar i plotë i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë”, tha Steinitz.

“Kjo pasqyron statusin e ri të Izraelit si një fuqi energjetike rajonale, si një udhëheqës botëror në zvogëlimin dhe shkëputjen me shpejtësi të qymyrit dhe karburanteve fosile në favor të gazit natyror dhe energjisë diellore, për ta bërë atë prodhuesi i dytë më i madh në botë i energjisë diellore. Ky [vendim për të pranuar Izraelin si një anëtar të IEA] është një shprehje e besimit të botës në dhe njohjen e forcës dhe inovacionit të tregut izraelit të energjisë, “shtoi ai.

Burimi: Israel Hayom

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.