Izrael: Dërgesa e dytë prej 300,000 vaksinash Pfizer mbërrin të mërkurën

Shteti hebre do të ketë 3.8 milion doza deri në fund të dhjetorit


Një dërgesë tjetër prej rreth 300,000 vaksinash Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 pritet të vijë në Izrael të Mërkurën në mëngjes, njoftoi media N12 të Martën.

Sipas raportit, Izraeli aktualisht ka 313,000 vaksina koronavirus dhe deri në fund të vitit vendi duhet të ketë një total prej rreth 3.8 milion doza vaksinash.

Raportet e mëparshme të javës sugjeruan se një vonesë në dërgesë do të bënte që shteti hebre të shtynte fushatën e tij kombëtare të imunizimit. Por me ardhjen e dërgesave të reja, përhapja e vaksinave duhet të fillojë në 23 dhjetor, sipas zyrtarëve të shtetit.

Të Shtunën, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të jetë personi i parë që do të marrë vaksinën Pfizer, pasi ai shprehu gatishmërinë e tij për të shuar frikën mbi sigurinë e vaksinës.

Të Dielën, inokulimet janë planifikuar të fillojnë në spitalet në të gjithë vendin, megjithatë, me strategjinë e vaksinimit që nuk është zbuluar ende, nuk është e qartë se cilat spitale do të inokulojnë së pari dhe sa.

Sipas N12, spitalet më të mëdha të Izraelit si Beilinson, Ichilov dhe Soroka kanë më shumë gjasa të marrin vaksinat e para.

Individët që janë nën moshën 16 vjeç, shtatzënë, vuajnë nga një sëmundje që shfaq një ethe të lartë ose kanë alergji të rënda do të skualifikohen nga vaksinimi pasi provat klinike të Pfizer nuk kanë testuar subjekte me ndonjë nga ato kushte.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.