Netanyahu bën “live” vaksinën e Pfizer: Ditë e rëndësishme për Izraelin!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u vaksinua për Covid-19 në një transmetim të drejtpërdrejtë nga spitali Tel Hashomer në Tel Aviv.


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u vaksinua për Covid-19 në një transmetim të drejtpërdrejtë.

“Një injeksion i vogël për një njeri dhe një hap gjigand për shëndetin e të gjithëve”, – tha Netanyahu, 71 vjeç, nga Qendra Mjekësore Sheba në Ramat Gan, duke parafrazuar fjalët e famshme të astronautit Neil Armstrong pas uljes në Hënë.

“Unë besoj në këtë vaksinë. Ne mund të dalim nga pandemia së bashku. Është një ditë e rëndësishme për Izraelin. Të gjithë duhet të vaksinohen dhe ky që dhashë unë është një shembull personal,” tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit u vaksinua së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Yuli Edlstein. 71-vjeçarit iu injektua vaksina e zhvilluar nga kompanitë BioNTech / Pfizer.

Udhëheqësi izraelit u përshkrua nga media lokale si “kreu i parë i qeverisë në botë” që u vaksinua. Në ditët e ardhshme, vendi do të nisë fushatën e vaksinimit masiv.

Netanyahu u zotua se miliona doza të vaksinës së Pfizer-BioNTech do të mbërrijnë deri në fund të muajit dhe u bëri thirrje të gjithë izraelitëve që të vaksinohen.

“Kam kërkuar që të vaksinohem së pari, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Yuli Edelstein, për të shërbyer si një shembull personal dhe t’ju inkurajoj të vaksinoheni,” tha ai. “Shko bëhu i vaksinuar.”

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.