Shpresë nga Izraeli, vaksinimi jep efekt: Zvogëlohet me 50% transmetueshmëria e virusit

Një “rreze shprese” nga Izraeli! Vendi është bërë model sa i përket shpejtësisë së vaksinimeve në të gjithë botën. Duket se fushata ka sjellë efektin pasi doza e parë e vaksinës Pfizer/BioNTech arriti të zvogëlojë transmetueshmërinë e koronavirusit me 50% .


Një “rreze shprese” nga Izraeli! Vendi është bërë model sa i përket shpejtësisë së vaksinimeve në të gjithë botën. Duket se fushata ka sjellë efektin pasi doza e parë e vaksinës Pfizer/BioNTech arriti të zvogëlojë transmetueshmërinë e koronavirusit me 50% .

Vaksina e gjigantit farmaceutik amerikan dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë arriti jo vetëm të zvogëlojë simptomat e sëmundjes por edhe të ngadalësojë me 50% shpejtësinë e përhapjes së virusit.

Tashmë në vendin e Benjamin Netanyahu, pothuajse 20% e popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, përcjell abcnews.al.

Sipas “Daily Mail”, studimet paraprake tregojnë se vaksina zvogëlon transmetimin dhe jo vetëm simptomat e sëmundjes. Statistikat e qindra mijëra njerëzve që morën dozën e parë të vaksinës japin një rezultat të efektivitetit të saj.

Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur që qytetarët duhet të kenë kujdes pasi të marrin dozën e parë të vaksinës.

Dy studime të tjera u kryen gjithashtu në Izrael, por me rezultate të ndryshme. Njëri arriti në përfundimin se vaksina zvogëloi rrezikun e transmetimit të virusit me 60%, ndërsa tjetra me 33%.

Doza e dytë është e nevojshme për të arritur imunitetin 95%, theksojnë shkencëtarët./ABC News/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.