Investimet izraelite në digitalizim në Shqipëri, ambasadori Canaj pret drejtuesit e Taga-Urbanic Ltd.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti drejtuesit e kompanisë izraelite Taga-Urbanic Ltd., qendër në Izrael dhe Portugali, të kryesuar nga CEO i saj, Shlomo Avni.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti drejtuesit e kompanisë izraelite Taga-Urbanic Ltd., qendër në Izrael dhe Portugali, të kryesuar nga CEO i saj, Shlomo Avni.

Sipas njoftimit të ambasadës shqiptare, përfaqësuesit e kësaj sipërmarrje shprehën interesin për të investuar në Shqipëri në fushën e “Social Entrepreneurship”, Infrastrukturës ndërtimore, Data Center etj.

Ata priten të vizitojnë së shpejti Shqipërinë, për të diskutuar me të interesuarit lidhur me projekte për ngritjen e një Data Center/Qendër e ruajtjes së të dhënave në nivel kombëtar, të cilin e kanë aplikuar në disa vende të Evropës.

Postimi i plotë:

“Në takimin e zhvilluar në Përfaqësi, me CeO të Kompanisë izraelite me qendër në Izrael dhe Portugali, z. Shlomo Avni, gjate te cilit përfaqësuesit e kësaj sipërmarrje shprehën interesin për të investuar në Shqipëri në fushën e “Social Entrepreneurship”, Infrastrukturës ndërtimore, Data Center etj.

Qëllimi i tyre është të vizitojnë së shpejti Shqipërinë, për të diskutuar me të interesuarit lidhur me projekte për ngritjen e një Data Center/Qendër e ruajtjes së të dhënave në nivel kombëtar, të cilin e kanë aplikuar në disa vende të Evropës.

Nevoja për të patur një Data Center lidhet me faktin se sot cdo biznes e ka të domosdoshme ruajtjen e të dhënave në sisteme kompjuterike si dhe Digitalizimi i ekonomisë sot është një domosdoshmëri pasi Ekonomitë globale kërkojnë një ekosistem të sigurt për të investuar në shumë vende të tjera, pasi kanë verifikuar se në to ekziston sistemi i Data Center.