Simon Fisher: Fëmijët nga Shqipëria dhe Kosova, të mirëpritur për të marrë trajtim mjekësor në Izrael

Tre fëmijë kosovarë ndodhen tashmë në Izrael, për të marrë trajtim të specializuar mjekësor për shkak të problemeve të tyre me zemrën, pas marrëveshjes së arritur, më 24 mars 2021, midis Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem dhe organizatës humanitare izraelite, “Save a Child’s Heart”.


Tre fëmijë kosovarë ndodhen tashmë në Izrael, për të marrë trajtim të specializuar mjekësor për shkak të problemeve të tyre me zemrën, pas marrëveshjes së arritur, më 24 mars 2021, midis Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem dhe organizatës humanitare izraelite, “Save a Child’s Heart”.

Simon Fisher, drejtuesi ekzekutiv i organizatës humanitare izraelite, “Save a Child’s Heart” (Shpëto një Zemër Fëmije), bashkëpunoi ngushtë me Ambasadën e Kosovës në Izrael, për të bërë të mundur udhëtimin e tyre në Izrael, ku ai veçon rolin dhe ndihmesën e madhe të ambasadores kosovare Ines Demiri, por edhe të Ambasadorit Dan Oryan – Drejtor pranë Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

Ne jemi një organizatë izraelite dhe sa më shpejt që kemi dëgjuar për marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve tona dhe hapjen e ambasadës në Jeruzalem ishte thjesht gjëja e duhur për të bërë si një gjest i vullnetit të mirë midis dy kombeve tona”, tha Fisher në një komunikim me gazetën “Izraeli Sot”.

Excited to share with you that three Kosovo children suffering from heart disease arrived last night in Israel after a…

Posted by Simon Fisher on Wednesday, March 31, 2021

Gjithçka u bë e mundur, përmes mbështetjes financiare, nga ana e MASHAV, një organizatë brenda Ministrisë së Jashtme të Izraelit, që është e fokusuar në programet e ndihmave ndërkombëtare me palë të treta.

Ne kemi trajtuar deri më tani më shumë se 5700 nga 62 vende, përfshirë katër fëmijë nga Kosova. Çdo fëmijë që sjellim në Izrael kërkon që ne të mbledhim 15,000 dollarë. MASHAV bujarisht financoi 4,000 dollarë për biletat e fluturimit të grupit aktual”, tha Fisher.

Fëmijët nga Kosova do të trajtohen në Izrael në Spitalin e Fëmijëve Sylvan Adams (Sylvan Adams Children Hospital) të sapo ndërtuar.

Ne shpresojmë të zhvillojmë një program për të përfituar më shumë fëmijë nga vendet fqinje të Kosovës. Shpresoj që në të ardhmen kur të sjellim fëmijë shtesë mund të tërheqim mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve nga diasporët hebraike dhe shqiptare”, theksoi drejtuesi ekzekutiv i organizatës humanitare izraelite.

Sot zhvillova një takim të rëndësishëm dhe të frytshëm me z. Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv i organizatës…

Posted by Ines Demiri on Wednesday, March 24, 2021

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.