Kompania izraelite aksionare në Pfizer i bëri ofertë Kosovës për vaksina

Për televizionin 7, nga kompania Pfizer kanë konfirmuar se janë në diskutime me Qeverinë e Kosovës për të siguruar vaksinën anti – COVID, por duke mos dhënë më shumë informacione.


Ka dy javë që po shkëmben emaile, me një kompani që i premtoi vaksinat anti – COVID.

Kjo ishte edhe arsyeja, pse Bekim Haxhiu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, u ftua në takim një ditë më parë, nga kreu i shëndetësisë, Arben Vitia.

Aty i njëjti, u përcolli kontaktet e kompanisë në fjalë, zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por si arriti të bie vetë ai në kontakt me këtë kompani e cila tashmë, ka një ofertë për Kosovën për vaksinën anti – covid, Haxhiu tregon për T7.

Në ofertën e kompanisë, sipas Haxhiut janë afatet deri kur Ministria e Shëndetësisë ka kohë të arrijë një marrëveshje.

T7 mëson se kompania që ka bërë ofertën është izraelite dhe është aksionare në Pfizer.

Televizioni ka kontaktuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, për t’i pyetur nëse të njëjtit tashmë kanë verifikuar emailat që Bekim Haxhiu u ka dërguar atyre, mirëpo të njëjtit as pas disa tentimesh nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, për televizionin 7, nga kompania Pfizer kanë konfirmuar se janë në diskutime me Qeverinë e Kosovës për të siguruar vaksinën anti – COVID, por duke mos dhënë më shumë informacione.

Pfizer

Pfizer dhe BioNTech janë të përkushtuar për të sjellë këtë vaksinë për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës globale të shëndetit publik. Ne jemi në diskutime me Qeverinë e Kosovës për të siguruar qasje në vaksinë. Diskutimet me Qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të njoftuar në këto momente.

Deri më tani, Kosova ka arritur të sigurojë vetëm 24 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19 nga AstraZeneca. /Express/

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.