Eksperti izraelit Gabriel Siboni në universitetin kosovar UBT: Investoni në programet e sigurisë kibernetike

Eksperti i njohur i çështjeve të sigurisë kibernetike, strategjisë ushtarake dhe teknologjisë, profesori Grabiel Siboni nga Izraeli zhvilloi një diskutim të hapur me stafin akademik të UBT në Kosovë rreth temës së Sigurisë Kibernetike dhe Strategjive Kombëtare të Sigurisë


Eksperti i njohur i çështjeve të sigurisë kibernetike, strategjisë ushtarake dhe teknologjisë, profesori Grabiel Siboni nga Izraeli zhvilloi një diskutim të hapur me stafin akademik të UBT rreth temës së Sigurisë Kibernetike dhe Strategjive Kombëtare të Sigurisë. Kolonel Siboni është profesor i Sigurisë Kibernetike, Teknologjisë dhe Menaxhimit të Politikave të Sigurisë në Universitetin Francisco de Vittoria në Madrid, dhe ka një eksperiencë të gjerë në këto fusha.

Kjo është hera e parë pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, që një profesor nga Izraeli viziton Kosovën dhe prezanton ekspertizën e tij në një fushë të veçantë të marrëdhënive mes institucioneve të të dyja vendeve.

“Siguria kibernetike është një temë shumë e vyer për secilin shtet në kohët moderne edhe mund të them që zhvillimet konstante në këtë fushë e bëjnë të domosdoshme përditësimin dhe investimin për këtë fushë. Siguria e integruar është e domosdoshme për mbarëvajtjen e zhvillimit të secilit vend, dhe bashkëpunimi midis të gjithë institucioneve të të gjitha fushave është kyç për një sukses në mbrojtjen ndaj rreziqeve kibernetike”, u shpreh Kol. Siboni.

Në bashkëbisedim me stafin akademik të UBT ai u shpreh se çelësi i suksesit për UBT është që gjithçka fillon e mbaron me individët, duke vlerësuar kështu se investimi në edukimin e trajnimin e individëve në rrafshin kibernetik dhe të sigurisë është themelor për sukses. Kolonel Siboni vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm të UBT për të zhvilluar më tej studimet në fushën e sigurisë kibernetike dhe theksoi se është koha e duhur që UBT të arrijë progres me programet që synon të hapë së shpejti në këtë fushë.

Kolonel Siboni do të prezantojë tezat e tij në fushën e Sigurisë Kibernetike, ndërsa sot, në Kampusin Inovativ të UBT në Lipjan përballë disa studentëve të zgjedhur, ku marrë parasysh edhe masat e sigurisë Covid-19, ky prezantim do të transmetohet edhe në faqen e UBT.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.