Koloneli Gabriel Siboni: Kosova të ndjekë modelin e Izraelit për sigurinë kibernetike

Në Kampusin Inovativ të UBT-së, Koloneli dhe profesori izraelit prof. Gabriel Siboni, ka prezantuar mbi pikat kryesore të mbrojtjes kibernetike dhe sigurisë së integruar kombëtare, nga ku shpalosi ekspertizën e tij mbi bazat e sigurisë kibernetike dhe strategjive kombëtare të mbrojtjes së integruar.


Në prezencën e Gjeneral Major Hazrolli, oficerëve amerikanë të KFOR-it dhe stafit akademik të UBT-së, në Kampusin Inovativ të UBT-së, Koloneli dhe profesori izraelit prof. Gabriel Siboni, ka prezantuar mbi pikat kryesore të mbrojtjes kibernetike dhe sigurisë së integruar kombëtare, nga ku shpalosi ekspertizën e tij mbi bazat e sigurisë kibernetike dhe strategjive kombëtare të mbrojtjes së integruar.

Kolonel Siboni u shpreh se ndërtimi i një strategjie shtetërore për mbrojtjen nga sulmet kibernetike është shumë e rëndësishme për garantimin e sigurisë së një vendi.

“Izraeli është një histori suksesi në ndërtimin e një mburoje virtuale dhe fizike ndaj sulmeve kibernetike, sepse ka mundësuar që të identifikojë burimet e tyre në kohë. Kjo ka mundësuar që të trajnohen kapacitetet intelektuale dhe gjithashtu qytetarët e vendit për të mbrojtur të dhënat personale. Megjithatë mbrojtja kibernetike është një çështje komplekse dhe agjenturat e huaja janë gjithnjë në vëzhgim të mundësive për të shfrytëzuar pikat e dobëta të sistemeve të informacionit për sulmet e tyre”, tha prof. Gabriel Siboni.

Sipas tij, Kosova si çdo shtet tjetër duhet t’i japë përparësi sigurisë kibernetike dhe ta integrojë atë thelbësisht në strategjinë kombëtare të mbrojtjes, me synim mbrojtjen e shtetit dhe të qytetarëve.

“Meqenëse sot jetojmë në një shoqëri të informacionit, duhet kuptuar se menaxhimi sa më i sigurtë i informacionit, sidomos atij personal e shtetëror, përmes bashkëpunimit të shtetit me të gjithë akterët kombëtarë e ndërkombëtarë të interesit, është kyç për një shoqëri të sigurtë”, potencoi prof. Siboni.

Koloneli dhe profesori izraelit, prof. Gabriel Siboni përmbylli vizitën e tij në UBT dhe Kosovë, ku përmes kontributit të tij, jo vetëm që është hedhur themeli për një urë të re bashkëpunimi akademik mes Kosovës dhe Izraelit, por UBT tanimë gëzon një ekspertizë më të gjerë në këtë fushë me rëndësi për shoqërinë tonë.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.