45 viktima dhe mbi 150 të lënduar në Izrael në festivalin fetar Lag B’Omer

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 45 njerëz kanë mbetur të vdekur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit.


Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 45 njerëz kanë mbetur të vdekur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit.

Shërbimi kryesor i shpëtimit i Izraelit, Magen David Adom (MDA), tha më 30 prill se më shumë se 100 njerëz u plagosën, duke përfshirë dhjetëra të tjerë që janë në gjendje kritike për jetën.

“MDA po lufton për jetën e dhjetëra të plagosurve dhe nuk do të dorëzohet derisa viktima e fundit të evakuohet”, u tha në një postim në Twitter.

Ka pasur raporte kontradiktore për atë që shkaktoi tragjedinë. Duke cituar policinë, gazeta Haaretz raportoi se incidenti ndodhi nga një panik i shkaktuar kur njerëzit rrëshqitën në shkallët.

Raportet tjera thonë se gjatë tubimit është shembur një strukturë ku qëndronin njerëzit.

Videot në mediat sociale treguan pamje të turmës se njerëzve në kaos. Një video tregonte disa trupash të pajetë në tokë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi atë si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat.

Incidenti ndodhi natën vonë ndërsa mijëra ultra-ortodoksë u mblodhën në malin Meron për të festuar Lag BaOmer, një festë hebreje që nderon Rabbin Shimon Bar Yochai, një mistik i shekullit të 2-të i cili është varrosur atje.

“Gjithçka ndodhi në një pjesë të sekondës; njerëzit ranë, duke shkelur njëri-tjetrin. Ishte një katastrofë”, i tha një dëshmitar gazetës Haaretz.

Videot e postuara në internet shfaqin mijëra njerëz që përpiqen të largoheshin nga kaosi, përmes një rruge të ngushtë.

Një pelegrin tha se ai mendoi se kishte një alarm bombe kur dëgjoi mesazhet me zë të lartë që u bënin thirrje turmave të shpërndaheshin.

Pastaj, policia u kërkoi të gjithëve të evakuohen.

“Askush nuk e imagjinonte që kjo mund të ndodhte këtu”, i tha ai Kanalit 12 TV.

“Gëzimi u shndërrua në zi, një dritë e madhe u bë një errësirë e thellë”, tha ai.

Ky ishte tubimi i parë i madh fetar i mbajtur legalisht që kur Izraeli hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë së koronavirusit për shkak të një fushate të shpejt vaksinimi. Megjithatë, autoritetet shëndetësore kishin paralajmëruar mos mbajtjen e një tubimi kaq të madh.

Dhjetëra mijëra hebrenj ortodoksë bëjnë një pelegrinazh në Meron çdo vit për Lag B’Omer, një festë fetare vjetore që shënohet me zjarre, lutje dhe vallëzim.

Qyteti konsiderohet të jetë një nga vendet më të shenjta në botën hebreje.

Sipas Times of Israel, organizatorët vlerësuan se 100,000 njerëz mbërritën të enjten në mbrëmje, dhe pritej që edhe më shumë të arrijnë të premten. Festa e vitit të kaluar ishte e kufizuar për shkak të pandemisë./REL/

Lexo më shumë

IZRAEL

Izraeli refuzon ofertën për armëpushim nga Hamasi, intesifikohen sulmet ndaj Gazës

Kryeministri i Izraelit informon kabinetin e sigurisë se ai ka hedhur poshtë propozimin për armëpushim në 'bazë të ndërsjellë' të…

SHQIPËRI

Ambasadori i Izraelit dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve shtrojnë Iftar në Tiranë

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipërim Noah Gendler kanë organizuar një iftar për mbrëmjen…

KOSOVA

Dr. Sylë Ukshini: Dy paralele nëpër në histori: Kosova dhe Izraeli

Kosova dhe Izraeli jane shume larg njera nga tjera, por ne historine e popujve te ketyre dy vendeve ka shume…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Izraeli i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë në procesin e vaksinimit

Në një intervistë për MCN, ambasadori Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler u ndal edhe tek çështjet e politikës së…

MILIARDERËT

Themeluesit hebrenj të Google shtuan 14 miliardë dollarë në vetëm 24 orë

Larry Page dhe Sergey Brin, bashkëthemelues të Google, e bënë veten 14 miliard dollarë më të pasur në më pak…

Rezultati në pak sekonda, Izraeli zbulon testin e Covid përmes pështymës

Një test i pështymës i zhvilluar rishtazi nga qendra më e madhe mjekësore e Izraelit synon të përcaktojë në më…

SPYZONE

Izraeli fillon stërvitjen ushtarake më të madhe në historinë e tij

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit filluan një stërvitje lufte njëmujore të Dielën - më e madhja në historinë e saj…