Ambasadorja Demiri pret ministrin për Bashkëpunim Rajonal: Projekte të rëndësishme Kosovë-Izrael

Ambasadorja e Kosovës në Izrael Ines Demiri priti një takim Ministrin e Izraelit për Bashkëpunim Rajonal, Ofir Akunis. I pranishëm ishte edhe Ambasadori Dan Oryan, shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.


Kosova dhe Izraeli vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit të tyre. Ambasadorja e Kosovës në Izrael Ines Demiri priti një takim Ministrin e Izraelit për Bashkëpunim Rajonal, Ofir Akunis. I pranishëm ishte edhe Ambasadori Dan Oryan, shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

“Thellësisht e nderuar nga vizita e Ofir Akunis, Ministër i Bashkëpunimit Rajonal, në Ambasadën e Kosovë në Jeruzalem. Kishim një diskutim të frytshëm dhe ranë dakord për thellimin e bashkëpunimeve tona në fushën e shkencës dhe teknologjisë dhe shumë fusha të tjera të rëndësishme për përfitimin reciprok të Kosovës dhe Izraelit”, shkruan ambasadorja Demiri në Twitter, që ka publikuar edhe foto nga takimi.