Deputeti Amar letër ambasadorit Canaj: Shmangia e Taksimit të Dyfishtë rrit investimet izraelite në Shqipëri

Deputeti Hamad Amar, njëherësh edhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri, pas nënshkrimit të Konventës për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë dhe Evazionit midis dy vendeve, i ka dërguar një letër me vlerësime ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.


Deputeti Hamad Amar, njëherësh edhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri, pas nënshkrimit të Konventës për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë dhe Evazionit midis dy vendeve, i ka dërguar një letër me vlerësime ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se kjo marrëveshje do të ndihmojë në inkurajimin e investimeve reciproke dhe do të çojë në rritje e aktiviteteve ekonimike izraelite në Shqipëri”, shkruan Amar.

Letra e plotë

“Shkëlqesia juaj,

Më lejoni t’iu përshëndes për nënshkrimin e konventës së taksave midis Izraelit dhe Shqipërisë. Unë jam i vetëdijshëm se sa shumë ju keni punuar për të arritur këtë marrëveshke gjatë punës suaj, dhe jam i kënaqur të shikoj se përpjekjet tuaja janë të frytshme.

Unë nuk kam asnjë dyshim se kjo marrëveshje do të ndihmojë në inkurajimin e investimeve reciproke dhe do të çojë në rritje e aktiviteteve ekonomike izraelite në Shqipëri. Gjithashtu unë jam i bindur se kjo marrëveshje përfaqëson një hap më shumë në fuqizimin e lidhjeve midis dy vendeve tona, dhe unë shpresoj që bashkëpunimi do të rifillojë në nivelin ndërparlamentar në të ardhemen e afërt, sapo situata politike këtu në Izrael të stabilizohet”, shkruan në letrën e tij deputeti Hamad Amar, kreu i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.