Shqiptarja me banim në Izrael, Irena Steinova: Hamasi me terroristë që fshihen pas grave!

Shahistja Irena Steinova, një shqiptare që banon në Izrael ka folur për konfliktin e armatosur Izrael-Palestinë, duke thënë se fajin e ka organizata Hamas.


Shahistja Irena Steinova, një shqiptare që banon në Izrael ka folur për konfliktin e armatosur Izrael-Palestinë, duke thënë se fajin e ka organizata Hamas.

Ajo e quan këtë organizatë “gjakpirëse”, duke e krahasuar me ish-diktatorin Enver Hoxha, për të cilin thotë se e ka provuar vetë kur ishte e re.

Duke folur për Faxnews nga Izraeli, ajo tha se pritet që armëpushimi të arrihet për 2-3 ditë, pasi tashmë amerikanët po negociojnë për këtë, por tha se ka frikë që sapo të arrihet armëpushimi, Hamasi përsëri do të lëshojë raketa drejt popullit së Izraelit.

Intervista

Konflikti? Një gjë tepër e ulët nga ana e Hamasit. Izraeli nga halli se i gjuan familjeve të vetë, ai duhet të mbrohet. Fatkeqësisht në lagjen tim sot ra një raketë që prishi një lagje të tërë. Fshihen pas grave që Izraeli të mos i gjuajë. Kur arrin në konkluzionin që po vritet fëmijët e gratë e Izraelit, atëherë ai gjuan që të mos ndodhë më. Gjuhen dhe fshatrat arabe që janë në bashkëjetesë. Përse e bën këtë gjë? Për të arritur objektivat e tij të çmendur. Unë si individ vesha bluzë të bardhë për të thënë se jam për paqe. Fajin e ka Hamasi. Më vjen keq dhe më dhemb shpirti për popullin palestinez dhe izraelit. Ata vazhdojnë të gjuajnë. Prandaj thotë keni kohë gjysëm orë për t’u larguar nga shtëpia. Ai pallat po shembet sepse është zyra e Hamasit. Ushtria izraelite është e detyruar të gjuajë aty.

A po sulmon Izraeli Hamasin?

Po po është e vërtetë, Izraeli e ka deklaruar në tv e tij, që ai do ta dëmtojë Hamasin në mënyrë të tillë që të paktën për disa vite populli izraelit të ketë qetësi dhe të mos arrijë Hamasi të organizohet. Ata u futen nëpër tunele që t’i kapnin rob ushtarët izraelitë dhe të bënin pazare. Por Izraeli i futi ata në kurth dhe ka vrarë shumë ushtarë të Hamasit. Hamasi është armik i popullit të tij. Ashtu siç kishim ne Enver Hoxhën 40 vjet, ashtu kemi dhe ne Hamasin. Jam kundra Hamasit sepse është thjesht gjakpirës, gjakderdhës, asgjë tjetër.

Ata nuk gjuajnë vetëm me gurë, ata gjuajnë dhe me raketa. Këto nuk janë myslimane, janë pseudomyslimanë. Sepse myslimanët janë kundër vrasjeve. Janë thjesht njerëzit e Hamasit që fshihen pas fustaneve të grave dhe pas fëmijëve. Hamasi është njësoj si Enver Hoxha, dhe më vjen keq se unë e kam përjetuar atë kohë.

Sa mund të zgjasë konflikti?

Shpresojmë të mbarojë për dy-tre ditë. Ka zëra se Izraeli dëshiron që të mbarojë për 2-3 ditë. Dihet që fjalën e fundit do e thotë Hamasi. Në momentin që do ketë armëpushim, jam e bindur që Hamassi do të gjuajë raketat e fundit drejt popullit të Izraelit. Kanë ardhur amerikanët për të negociuar. Hamasi ka kushtet e veta.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023