Bashkëpunimi, Gjeorgjia do të prodhojë armë të lehta izraelite

Ministri i mbrojtjes i vendit Euroaziatik njoftoi se prodhimi i pushkëve M4, brenda kornizës së një ndërmarrje gjeorgjiane-izraelite pritet të fillojë në fund të vitit 2021


Gjeorgjia do të fillojë prodhimin vendas të pushkëve sulmuese dhe UAV-ve. Portali JAMnews raportoi se Ministri Gjeorgjian i Mbrojtjes, Juansher Burchuladze, njoftoi se vendi Euroaziatik është aktualisht në bisedime me kompanitë e Afrikës së Jugut, Polake dhe Izraelite si dhe vendet anëtare të NATO-s për të nisur Programin e Forcave të Mbrojtjes 2030 që përfshin prodhimin e pushkëve sulmuese dhe UAVs.

Sipas ministrit, një marrëveshje për të filluar prodhimin e dronëve do të nënshkruhet në 2021, dhe prodhimi do të fillojë në 2022. Burchuladze shtoi se prodhimi i pushkëve M4 brenda kornizës së ndërmarrjes së përbashkët gjeorgjiane-izraelite Delta pritet të fillojë në fund të këtij viti.

Në fillim të marsit, Ministria Gjeorgjiane e Mbrojtjes njoftoi se ministri u takua me një përfaqësues të kompanisë izraelite Elbit Systems dhe gjatë takimit ata diskutuan zhvillimin e industrisë lokale të mbrojtjes bazuar në ndërmarrjen e përbashkët Delta.

Dihet mirë se vetëm dy ndërmarrje izraelite mund të prodhojnë pushkë M4 ose të ngjashme në sasitë e nevojshme nga ushtria gjeorgjiane si dhe të sigurojnë njohuri për prodhimin vendas. Emtan mohoi se ishte përfshirë, ndërsa IWI, një filial i SK Group, nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.