Teknologjia ultramoderne ushtarake, gjenerata e pestë të raketave “SPIKE” prezantohet në Shqipëri

Forcat e Armatosura Shqiptare kanë shansin real të modernizohen me gjeneratën e pestë të raketave SPIKE, të prodhuara nga “Eurospike” në Gjermani. Disa nga variantet e raketave SPIKE u prezantuan në Tiranë nga përfaqësuesit e kompanisë “Eurospike”


Nga Aurora Golemi, News 24

Forcat e Armatosura Shqiptare kanë shansin real të modernizohen me gjeneratën e pestë të raketave SPIKE, të prodhuara nga “Eurospike” në Gjermani. Nëse do t’i posedojë, Shqipëria do të rreshtohej në krah të shumë vende të Aleancës që i ka në përdorim, duke rritur prestigjin dhe kapacitetet e mbrojtjes

Raketat e familjes SPIKE përbëhen nga disa variante, të gjitha të inkorporuara ne teknologjinë më të fundit të armatimit, me precizion tepër të lartë dhe me rreze të gjatë veprimi

Disa nga variantet e raketave SPIKE u prezantuan në Tiranë nga përfaqësuesit e kompanisë “Eurospike” .

I pyetur nga News 24, menaxheri drejtues në “Eurospike” Guenter Lauer tha se po promovojnë produktet e tyre luftarake dhe se nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes nuk kanë marrë zyrtarisht asnjë kërkesë formale për të pajisur Forcat e Armatosura Shqiptare me raketa të tilla deri në këto momente.

Por, a ka treguar interes Ministria e Mbrojtjes për të blerë raketa të familjes “SPIKE” deri në këto momente?

“Aktualisht ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë zyrtare nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Jemi këtu për të marketuar produketet tona, jemi afruar me disa vende në Ballkan si me Slloveninë apo Kroacinë e cila është ne fakt kliente jona. Është interesante që të gjitha vendet e Ballkanit të kenë sisteme të tilla. E kemi nisur nga Shqipëria, për të parë nëse Forcat tuaja të Armatosura kanë nevojë për to. Jemi duke u përpjekur të zbulojmë nëse dikush nga ushtria do ta konfirmojë këtë. Është një mundësi për Forcat e Armatosura Shqiptare për të pasur në të ardhmen këtë sistem”,-tha gjatw intervistws ne News 24, menaxheri drejtues në “Eurospike”, Guenter Lauer

Raketat “SPIKE” të cilat janë elektro-optike, mund të integrohen në 45 platforma të ndryshme si blinda, helikopterë dhe anije luftarake por mund të transportohen lehtësisht nga këmbësoria pasi pesha shkon deri në disa kilogramë. Ridrejtimi i kursit ndaj objektivit është një nga pikat më të forta.

Deri më sot 30 mijë me raketa kanë furnizuar 36 vende të botës, përfshire edhe shumë shtete vende anëtare të NATO-s, Raketat përfshirë ato tip LR2 apo ER2 kanë dhënë mbi 5000 herë prova edhe në luftime se çfarë kapaciteti dhe fuqie shkatërruese kanë.

“EuroSpike” u krijua ne vitin 2004 dhe ka në përbërje Rafael Advanced Defense Systems Ltd, Diehl dhe Rheinmetall Electronics.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.