Cyber Week në Izrael, Albion Bikliqi: Mundësi e shkëlqyer për ekspertët kosovarë për sigurinë kibernetike

Cyber Week është një ndër ngjarjet më të mëdha vjetore ndërkombëtare për sigurinë kibernetike, që organizohet çdo vit në Universitetin e Tel Avivit në Izrael.


Cyber Week është një ndër ngjarjet më të mëdha vjetore ndërkombëtare për sigurinë kibernetike, që organizohet çdo vit në Universitetin e Tel Avivit në Izrael.

Gjatë nëntë viteve të fundit, Cyber Week është bërë e vlerësuar ndërkombëtarisht si një nga ngjarjet kryesore të sigurisë kibernetike në botë.

Cyber Week ofron një mbledhje unike të ekspertëve të sigurisë kibernetike, udhëheqësve të industrisë, fillestarëve, investitorëve, akademikëve, diplomatëve dhe zyrtarëve qeveritarë.

Me më shumë se 9,000 të pranishëm nga më shumë se 80 vende, kjo konferencë ofron një shkëmbim mendimesh provokuese të njohurive, metodave dhe ideve.

Në mesin e të ftuarve të jenë prezent në këtë ngjarje ndërkombëtare marrin pjesë z.Albion Bikliqi expert i sigurisë kibernetike, aritjet e të cilit njihen ndërkombëtarisht.

Bikliqi merr pjesë rregullisht në eventet ndërkombëtare për të bashkëvepruar në mbrojtje të botës kibernetike, asnjëherë nuk heziton të përmendë se dijën dhe rrugëtimin ja zgjodhi Izraeli, duke e inkurajuar për të mësuar më shumë dhe për të shpërndarë dijen që fiton atje me bashkëpunëtorët e tij.

“Ne shpresojmë dhe urojmë që të fillojmë një bashkëpunim me IRC dhe TAU në Izrael dhe AAB në Kosovë, për ofrimin e një Institucioni për Hulumtime Kibernetike në Kosovë që të sjellim dijen e mendjeve më të ndritura në Botë në këtë drejtim”, tha Bikliqi për “Izraeli Sot”.

Në mesin e të ftuarve së bashku me Bikliqin, nga Kosova marrin pjese edhe Enis Hyseni, ekspert i avancuar i zhvillimit softuerik kompleks pa të cilin puna në kompaninë CISTCK LLC do ishte e pamundur.

Hyseni udhëheqë me zhvillimin e platformës Tego Cyber si Senior Software Solution Architect pjesë e marrveshjes së arritur për bashkëpunim mes TEGO Czber Inc. Në ShBA dhe CISTCK LLC në Kosovë.

Gjithashtu në këtë konferencë së bashku merr pjese edhe profesori i nderuar pran Universitetit AAB, Arianit Maraj në cilësin e profesorit dhe akademikut të Sigurisë Kibernetike pranë këtij fakulteti.

Aktivitete do të zhvillohen për një javë të plotë dhe përfshijnë mbi 50 tryeza të rrumbullakëta, panele, punëtori, forume, BSides, konkurse, dhe më shumë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.