Ditmir Bushati: Izraeli është një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Shqipërisë!

Mesazhi i ish-ministrit të Jashtëm i Shqipërisë për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Izrael.


Nga Ditmir Bushati,
Ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Izraeli është një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Shqipërisë në Lindjen e Mesme, me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta sikundër sfida që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe prosperitetin në basenin e Mesdheut. Marrëdhëniet tona bazohen në një miqësi të vjetër dhe të testuar në ditët më të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët u rreshtuan në anën e duhur të historisë, teksa vlerësuan jetën duke i qëndruar ballas jetës së tjetrit dhe duke i gjetur strehë sipas parimit të njohur “shtëpia e shqiptarit, asht shtëpia e Zotit dhe e mikut”.

Gjithashtu, Shqipëria ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Izraelit. Mirëpo, arsyet ideologjike të imponuara nga konteksti i Luftës së Ftohtë na mbajtën larg nga njëri-tjetri, pa shuar për asnjë çast ndjenjen e respektit të ndërsjellë mes dy popujve tanë.

Në këtë përvjetor të tridhjetë të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike që përkon me periudhën që pasoi shembjen e regjimit komunist në Shqipëri, konstatoj me kënaqësi se marrëdhëniet Shqipëri-Izrael janë forcuar. Tani jemi duke eksploruar dimesione të reja bashkëpunimi. Si rrjedhim, gama e çështjeve me interes dypalësh është e shumëllojshme, duke filluar nga siguria, turizmi, ekonomia e dijes, bujqësi, lufta kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të ekstremizmit fetar.

Gjatë ushtrimit të detyrës si Ministër i Punëve të Jashtme jam përpjekur të jap kontributin tim në konsolidimin e mëtejshëm të këtij raporti të veçantë. Të njëjtin përkushtim për ta thelluar këtë marrëdhënie kam gjetur tek i gjithë spektri politik në Izrael, duke pasur parasysh ndërvarësinë dhe efektet që kanë për rajonin tonë krizat në Lindje të Mesme. Pasi gjeografia e ka vendosur Europën Adriatike në një rrugë përmes së cilës pasojat e kaosit në jug arrijnë deri në Europën veri-perëndimore. Për më tepër, njohja e Kosovës nga Izraeli, i ka dhënë këtij të fundit një peshë specifike në rajon, duke hapur mundësi të reja për shtimin e pranisë në rajonin tonë.

Jam i lumtur që të dy vendet tona janë në rrugën e konsolidimit të mëtejshëm të kësaj marrëdhënie dhe ndajnë nevojën për të ecur përpara. Izraeli për ne është shembulli sesi një komb mund të zhvillohet nëpërmjet punës dhe dijes. Ndaj, uroj që dekada që vjen të shënoj një nivel tjetër të forcimit të marrëdhenies shqiptaro-izraelite.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.