Ambasadori Canaj takon Itai Hacham, Kreun e Operacioneve dhe Politikave të Center for Jewish Impact

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Itai Hacham, Kreun e Operacioneve dhe Politikave te Center for Jewish Impact


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Itai Hacham, Kreun e Operacioneve dhe Politikave te Center for Jewish Impact (Qendra e Ndikimit Hebre), në kuadër të përgatitjeve të vizitës së Kreut të Center for Jewish Impact, Robert Singer, në Shqipëri.

“Ambasadori Canaj dhe Itai Hacham, Shefi i Operacioneve dhe Politikës në Center of Jewish Impact, duke ndjekur bashkëpunimin e vazhdueshëm në luftën kundër Antisemitizmit, ishin të lumtur për të diskutuar axhendat në vizitën e ardhshme të Robert Singers dhe bordit të tij në Shqipëri”, shkruan ambasada shqiptare në Twitter.

Edhe Itai Hacham, Kreun e Operacioneve dhe Politikave te Center for Jewish Impact:

“Një kënaqësi takimi me miqtë tanë të ngushtë Ambasador Bardhyl Canaj, Ambasador i Shqipërisë në Izrael dhe Sonila Turshilla, Këshilltare e Ambasadës. Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë për shumë mundësi të tjera që do të vijnë. ????”, shkruan Hacham në Twitter.