Ambasadori Noah Gal Gendler: Izraeli, bashkëpunim të shumëanshëm me Shqipërinë!

Noah Gal Gendler, Ambasador i Izraelit në vendin tonë, në një intervistë për Top Channel dha këtë koment për 30-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-izraelite.


Nga Muhamed Veliu, Top Channel

Kjo e enjte e 19 Gushtit 2021 shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit, edhe pse shteti i Izraelit ishte njohur nga qeveria shqiptare që në vitin 1949.

Noah Gal Gendler, Ambasador i Izraelit në vendin tonë, në një intervistë për Top Channel dha këtë koment për 30-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-izraelite.

“Ne vijojmë të njohim njëri-tjetrin dhe po ngushtojmë hendekun e viteve që nga koha kur Shqipëria njohu shtetin e Izaelit në vitin 1949. Deri në vitin 1991 asgjë nuk ndodhi pasi Shqipëria ishte e izoluar. Ne nuk dinim asgjë për Shqipërinë pasi për ne ishte pjesë e bllokut lindor rus. Ne nuk denim asgjë për këtë vend. Erdhëm në vendin tuaj gjatë vitit 1991 dhe më vonë hapëm ambasadën. Tanimë ajo që ne duhet të bëjmë është shtimi bashkëpunimit të disa fusha. Më së shumti besoj në fushën ekonomike si agrikulturë e turizëm natyrisht edhe në gjëra të tjera të lidhura me studimet akademike, teknologjinë kompjuterike dhe në shkencë. Kjo është qasja e ambasadës tonë në Tiranë dhe ajo e ambasadës tuaj në Izrael”.

Pas marrëveshjes së vitit të shkuar në Shtëpinë e Bardhë nga ku Kosova pranoi hapjen e ambasadës së saj në Jeruzalem, e pyesim ambasadorin Noah Gal Gendler nëse vendi i tij është i gatshëm të lobojë për njohje të reja të Kosovës shtet.

“Jo ne nuk e bëjmë një gjë të tillë. Ne nuk lobojmë për njërin apo tjetrin shtet ne nuk ndërhymë në konflikte mes shteteve në Ballkan, pasi e dimë sa e komplikuar është kjo në rajonin tonë. Por që prej momentin kur ne vendosim marrëdhënie me një shtet natyrisht ne punojmë në mënyrë intensive për ti forcuar marrëdhëniet. Kosova është me rëndësi për ne pasi ka ambasadë në Jeruzalem, duan të bashkëpunojnë me Izraelin në shumë fusha. Por ne nuk ndërhynë në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës”.

I pyetur për rrezikun që i kanoset Shqipërisë pas strehimit të 3.000 muxhahidinëve iranian, ambasadori Noah Gal Gendler thotë se Irani nuk është një problem vetëm për Izraelin është një problem për të gjithë vendet e botës.

“Absolutisht që Irani është edhe problem për Shqipërinë. Të gjitha vendet që nuk ndjekin linjën e Iranit përbën një risk. Nuk ka dyshime për këtë. Nëse nuk gabohem ata ju kanë quajtur si “vendi i vogël djallëzor i Ballkanit”. Kjo është tipike”.Top Channel

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Mediat hebraike: Shqipëria po imiton modelin izraelit për startapet

Media e njohur Pc.co.il: Ja pse ia vlen që bizneset izraelite të investojnë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Ambasadorja Demiri pret keun e ELNET, Emmanuel Navov

ELNET bashkon liderë që besojnë në rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta midis Evropës dhe Izraelit

OPED

Sadik Bejko, 80-vjetori i artë i shkrimtarit!

"Shtëpia Studio Kadare" dhe PEN Qendrat e Shqipërisë dhe Kosovës, organizuan një ceremoni mes miqsh dhe artistësh

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit