Veliaj në Izrael, takohet me kryebashkiakun e Tel Avivit dhe promovon Tiranën në MuniWorld 2021

Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj promovoi kryeqytetin shqiptar në MuniWorld 2021, aktiviteti më prestigjioz ku mblidhen bashkitë dhe zyrtarët e lartë nga qytetet kryesore të globit


Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj promovoi kryeqytetin shqiptar në MuniWorld 2021, aktiviteti më prestigjioz ku mblidhen bashkitë dhe zyrtarët e lartë nga qytetet kryesore të globit, për të ndarë praktikat më të mira të punës dhe për të shkëmbyer ekspertizë!

Kështu bën të ditur Bashkia e Tiranës, teksa thekson se “MUNI WORLD 2021” është një mundësi për të mësuar dhe për t’u ekspozuar ndaj informacionit dhe avancimeve më të fundit në industry, duke shijuar ekspozita tërheqëse dhe tour-e magjepsëse të Startup-eve në Izrael.

Në MUNI EXPO 2021, morën pjesë kryetarë të bashkive nga bota, drejtues të korporatave, menaxherë financiarë, zyrtarë të informacionit, planifikues urbane, arkitektë, zyrtarë të sigurisë, arsimit, mirëqenies sociale, ekspertët akademikë, etj.

Kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim të veçantë me Ron Huldai, kryebashkiakun e Tel Aviv-it që prej vitit 1998, me të cilin ndau eksperienca pune në fusha sfiduese si përdorimi i teknologjive dhe zgjidhjeve inovative, qytetet smart, çështjet mjedisore dhe qasjet në planifikimin urban, transportin, etj.

“Një vizitë e shkurtër në Izrael, për forumin e kryebashkiakëve në Muni Expo! I lumtur që u takova me mikun dhe mentorin tim të vjetër, Ron Huldai – kryetarin ikonik të bashkisë së Tel Avivit. Mezi pres vizitën e Kryetarit Huldai për #EuropeanYouthCapital2022, si dhe krijimin e Qendrës Hebreje në Tiranë, siç njoftoi kryeministri Edi Rama”, shkroi në Twitter Veliaj.

Ftesës së kryebashkiakut, që një nga ndalesat e Kryebashkiakut te Tel Aviv-it të jetë edhe Tirana, në kuadër të EuropeanYouthCapital2022, Huldai e vlerësoi maksimalisht dhe e mirëpriti si një mundësi për të bashkëpunuar konkretisht në projekte të përbashkëta.

Veliaj u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Jewish Impact, Robert Singer, ku diskutuan bashkëpunimet e ardhshme midis Qytetit të Tiranës, Qendrës për Ndikimin Hebraik dhe luftës kundër Antisemitizmit. Ai zhvilloi takime edhe me Drejtoreshën e AJC, Avital Leibovich, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes vendeve tona për të promovuar sipërmarrjet e të dyja vendeve, me fokus në Smart Solution dhe startup accelerators. Pjesë e axhendës së takimeve ishin dhe dy kompanitë izraelite të biznesit, Big Mall Center si dhe ELta Ltd.

MuniEXPO 2021 u përshëndet nga Kryeministri Izraelit Naftali Bennett. MUNI EXPO, organizohet çdo vit nga Federata e Autoriteteve Lokale në Izrael, si dhe është aktiviteti kryesori i këtij lloji në Lindjen e Mesme.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg: Tregu i ri i Tiranës, një qendër ekselente agrobujqësore

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, vizitoi Tregun e Shitjeve me Shumicë dhe Pakicë të Produkteve Ushqimore (Tirana Agrikulturë),…

Izrael

Popullsia e Izraelit shkon në 9.6 milionë banorë

9.6 milionë njerëz jetojnë në vend, 74% hebrenj, 21% arabë. Izraeli do të arrijë në 20 milionë në vitin 2065

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg: Tregu i ri i Tiranës, një qendër ekselente agrobujqësore

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, vizitoi Tregun e Shitjeve me Shumicë dhe Pakicë të Produkteve Ushqimore (Tirana Agrikulturë),…

Kosove

Viti i ri Hebraik, Ines Demiri në pritjen e organizuar nga Presidenti i Izraelit

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë në pritjen festive me rastin e Vitit të Ri Hebre 5783,…

OPED

Bashkëjetesa: Çfarë mund të mësojë bota nga Shqipëria

Shqipëria është një vend i vogël, ndonjëherë larg axhendës politike globale. Sidoqoftë, ka shumë për të mësuar.

Bota

Britania e Madhe e shpall Hamasin organizatë terroriste

Çdo anëtar i organizatës dhe ata që e mbështesin atë brenda Britanisë së Madhe, mund të dënohen me burgim deri…

Spyzone

Çfarë mund të mësojnë Izraeli dhe fuqitë e tjera ushtarake nga Lufta Rusi-Ukrainë

Fleksibiliteti, logjistika dhe përdorimi i armëve inovative janë çelësat e fitores.