Nënshkruhet në Izrael Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë

Sot, në selinë e Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë (FICC), u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe FICC-së nga krerët e këtyre institucioneve, z. Berat Rukiqi dhe z. Uriel Lynn.


Sot, në selinë e Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë (FICC), u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe FICC-së nga krerët e këtyre institucioneve, z. Berat Rukiqi dhe z. Uriel Lynn. Merrte pjesë ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

“Sot, në selinë e Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë (FICC), në Tel Aviv-Yafo, u shënua një kapitull i një rëndësie të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

U nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe FICC-së nga krerët e këtyre institucioneve, z. Berat Rukiqi dhe z. Uriel Lynn.

Kjo marrëveshje do të hapë dyert e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona.

Në mesin e folësve ishin edhe miq të tjerë të rëndësishëm izraelitë të Kosovës, duke përfshirë Shkëlqesinë e Tij Ambasadorin z. Dan Oryan, Drejtor i Departamentit për Ballkan në MPJ-në izraelite, z. Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së FICC, dhe znj. Avital Leibovich, nënolonele e forcave rezervë të Izraelit, Drejtore e Komitetit Hebre Amerikan në Jerusalem”, shkruan në njoftimin e saj ambasada e Kosovës në Izrael.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike