Marrëveshje midis Qendrës së Inovacionit në Kosovë dhe “Holon Institute of Technology” në Izrael

Në Holon të Izraelit u nënshkrua sot një Marrëveshje Mirëkuptimi mes Qendrës së Inovacionit në Kosovë dhe “Holon Institute of Technology” (HIT)


Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem dhe ambasadores Ines Demiir, në Holon të Izraelit, u shënua kapitulli i radhës i bashkëpunimit Kosovë-Izrael.

“Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit në Kosovë (ICK), z. Uranik Begu, dhe Presidenti i “Holon Institute of Technology” (HIT), Prof. Eduard Yakubov, nënshkruan sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit mes dy institucioneve përkatese.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Dr. Refael Berkan, zëvendëspresident për Inovacion, Sipërmarrësi dhe Ndërkombëtarizim, njëherësh themelues i programit “Teknologjitë Dixhitale në Mjekësi”, z. Samuel Goldberg, kryeshef ekzekutiv pranë HIT, znj. Taly Malach Banaim, themeluese dhe drejtuese e Qendrës së Sipërmarrjes dhe Inovacionit në HIT, znj. Tony Levy, zyrtare për Marrëdhënie me Jashtë dhe Mbështetje për Hulumtime dhe Inovacion në Zyrën e Presidentit të HIT”, njofton ambasada e Kosovës në Izrael.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike