Zgjidhjet inovative në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuara, ministrja Buzhaqi vizitë në Izrael


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku edhe me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, vizituan në Tel Aviv, një nga organizatat që ka si qëllim të zgjidhë sfidat e njerëzve me aftësi të kufizuara me anë të zgjidhjeve inovative, Impact Lab, pjesë e Tikkun Olam Makers (TOM). Ministrat shoqëroheshin nga ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

“Pas shumë kontaktesh me TOM, sot isha në Tel Aviv për të parë qendrën e tyre në Izrael dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm që të kemi edhe në Shqipëri komunitete krijuesish, pjesë e rrjetit të heronjve për të rregulluar botën”, shkruan ministrja Muzhaqi.

Postimi i plotë

?Tikkun Olam Makers
➡️Kjo është një shprehje e vjetër në hebraisht që do të thotë: “Duke rregulluar botën”.
?Kështu quhet një nga organizatat që ka si qëllim të zgjidhë sfidat e njerëzve me aftësi të kufizuara me anë të zgjidhjeve inovative.
?E thënë me pak fjalë, çdo njeri me aftësi të kufizuara, si dhe çdo i moshuar me kufizime në lëvizje në të gjithë botën që i duhet ndihmë, mund të shkruajë në faqen online të komunitetit TOM dhe ekipe nga e gjithë bota punojnë vullnetarisht për të dizenjuar një produkt sa më efektiv në përdorim, por edhe në kosto e prodhim, që ja bën jetën më të lehtë. Prototipi i produktit, detajet për prodhimin apo printimin e tij me printera 3D dhe udhëzimet për montimin e produktit publikohen në faqen e TOM dhe mund të përdoren nga çdo kush që ka nevojë për produktin.
??Pas shumë kontaktesh me TOM, sot isha në Tel Aviv për të parë qendrën e tyre në Izrael dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm që të kemi edhe në Shqipëri komunitete krijuesish, pjesë e rrjetit të heronjve për të rregulluar botën.
??Faleminderit ekipit fantastik për mikpritjen në Impact Lab!
P.s. ?Proteza me pjesën e violinës të montuar nga TOM, ka bërë që një vajzë e re edhe pse me një krah të mund të luajë violinën me një zgjidhje të dizenjuar posaçërisht për të, me një kosto minimale.