
Platformat inovative izraelite për fëmijët dhe të rinjtë, ministrja Muzhaqi viziton qendrën MindCet
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, vizitoi MindCET, qendrën e inovacionit për zgjidhje teknologjike për edukimin në Izrael.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, vizitoi MindCET, qendrën e inovacionit për zgjidhje teknologjike për edukimin në Izrael.
“Avi, drejtori ekzekutiv i Mindcet më tregoi mbi punën fantastike që kryenin për inkubimin dhe zhvillimin e startup-eve në fushën e edukimit, si dhe mbështetjen që i ofronin këtyre të fundit për të zhvilluar idetë e tyre”, shkruan ministrja në Facebook.
Të pranishëm ishin edhe Sonila Turshilla, këshilltarja e Ambasadës shqiptare në Izrael, si dhe Avital Leibovich, drejtorja ekzekutive e American Jewish Commitee, dega Jeruzalem.
Postimi i ministres Muzhaqi
– Me MindCET, qendrën e inovacionit për zgjidhje teknologjike për edukimin.
– Avi, drejtori ekzekutiv i Mindcet më tregoi mbi punën fantastike që kryenin për inkubimin dhe zhvillimin e startup-eve në fushën e edukimit, si dhe mbështetjen që i ofronin këtyre të fundit për të zhvilluar idetë e tyre.
– Bashkë me Avin, kishin ardhur edhe dy startup-e të dala nga Mindcet, që kishin ardhur për të më shpjeguar më tej zgjidhjet e tyre inovative.
Effi, themeluesi i Plethora, një platformë që mëson fëmijët dhe të rinjtë mbi parimet e mendimit kritik me qëllim edukimin e tyre për profesionet e të ardhmes.
– Nimrod, themeluesi i Cognishine, kishte krijuar një platformë që ofronte materiale ndihmëse të personalizuara për terapistët që merren me personat me probleme zhvillimore dhe zgjidhje inovative për terapinë e problemeve në të folur apo problemeve me zhvillimin social dhe personal.




