Shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Izraeli së bashku në grup

Shorti i vuri kuqezinjtë në Grupin 2 të Ligës B, bashkë me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.


Kombëtarja Shqiptare njohu kundërshtarët në Ligën B, me të cilët do të përballet në Ligën e Kombeve të Edicionit 2022/2023.

Shorti i vuri kuqezinjtë në Grupin 2, bashkë me skuadra si Izraeli, Rusia dhe Islanda. Interesant është fakti që Izraeli ka qenë në të njëjtin grup me kuqezinjtë edhe në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, kur trajner ishte Xhani De Biazi.

Faza e grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, do të luhet në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja në qershor të 2023-shit.

Liga B

Grupi 1: Armenia, Irlandë, Skoci, Ukraina

Grupi 2: Shqipëria, Izrael, Rusi, Islandë

Grupi 3: Mali i Zi, Rumani, Finlandë

Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegji

Lexo më shumë