Izraeli i dhuron 90 karroca Handikosit

Është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së 90 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli. Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, drejtori i HANDIKPSI’it, Afrim Maliqi dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.


Është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së 90 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli.

Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, drejtori i HANDIKPSI’it, Afrim Maliqi dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se këto karroca janë të dedikuara enkas për këta fëmijë.

“Këto karroca janë simbol i miqësisë mes vendeve tona dhe simbol i rëndësisë që ne në Izrael u japim marrëdhënieve me Kosovën. Është gatishmëria jonë për t’i forcuar këto lidhje, jo vetëm me qeverinë, por me popullin dhe fëmijët e këtij vendi, ministri izraelit i bashkëpunimit rajonal, Esawi Frej, i cili vizitoi Kosovën në muajin prill, dhe besoi se investimet më të rëndësishme janë ato te fëmijët, te të rinjtë dhe në edukimin e tyre, sepse këto investime sigurisht që do t’i kthejnë të arriturat. Besojmë se me këto karroca, jeta e tyre do të bëhet pak më e lehtë dhe ata do të mund të integrohen më mirë në jetën e përditshme. Ne do të punojmë së bashku me ju për të zhvilluar projekte të tjera bashkëpunimi në dobi të fëmijëve dhe familjeve të tyre”, tha ajo.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka falënderuar Izraelin për këtë donacion, raporton RTKlive.

“Jemi të lumtur për bashkëpunimin me shtetin Izrael dhe të lumtur që këtë ndihmë do ta gëzojnë fëmijët. Këtë vit qeveria ka shpallur si viti i personave me nevoja të veçanta dhe do të angazhohemi maksimalisht që ta lehtësojmë jetën e qytetareve pa dallim”, tha ai.

Kurse drejtori i HANDIKOSI’it, Afrim Maliqi, tha se e mirëpresin këtë donacion. “Ky donacion do të shpërndahet në Prishtinë dhe në komuna të tjera. Po ashtu do të bashkëpunojmë edhe me pediatrinë për të parë nevojat të cilat do t’i mbulojë ky donacion. Këtë donacion do ta gëzojnë fëmijët me nevoja të veçanta. Personat me nevoja të veçanta ballafaqohen me mungesë të infrastrukturës dhe pak gëzojnë ndihma të tjera ani pse kjo kategori është mjaftë optimiste përkundër vështirësive me të cilat përballen”, tha ai.No description available.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.