Lapid-Ramës: Shqipëria ka një vend të veçantë në historinë hebreje. E kemi detyrim historik

Zyra e Kryeministrit izraelit zbardh detajet e takimit me Ramën. Lapid: Ju keni qenë një mik i vërtetë i Izraelit për dekada


Kryeministri Yair Lapid, sot në selinë e Kryeministrisë në Jerusalem, u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ata u takuan privatisht dhe më pas zhvilluan një takim të zgjeruar me ekipet e tyre.

Liderët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të tyre në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.

Në sfondin e sulmeve kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë që ndodhën muajt e fundit, kryeministri Lapid i propozoi kryeministrit shqiptar Rama që vendet e tyre të bashkëpunojnë në fushën e kibernetikës për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse ndaj këtij kërcënimi.

Kryeministri Lapid falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e guximshme të vendit të tij ndaj hebrenjve shqiptarë gjatë Holokaustit. Të dy krerët ranë dakord mbi rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit.

Kryeministri Yair Lapid në fillim të takimit

“Kam kënaqësinë t’ju mirëpres në Izrael. Ju keni qenë një mik i vërtetë i Izraelit për dekada.

Shqipëria ka një vend të veçantë në historinë hebreje. Vlerat dhe parimet e popullit shqiptar i shtynë qytetarët e tij të rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ata u dhanë atyre strehim dhe gjetën mënyra për t’i kontrabanduar larg nazistëve. Nuk do t’i harrojmë kurrë ata që na qëndruan në krah.

Irani është një kërcënim i përbashkët për Izraelin dhe Shqipërinë. Këtë e pamë gjatë sulmeve të fundit kibernetike iraniane kundër Shqipërisë. Izraeli do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në përpjekjet kundër Iranit. Ne e shohim këtë si një interes kombëtar dhe një detyrim historik”., shkruhet në faqen zyrtare të qeverisë izraelite.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Mediat hebraike: Shqipëria po imiton modelin izraelit për startapet

Media e njohur Pc.co.il: Ja pse ia vlen që bizneset izraelite të investojnë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Ambasadorja Demiri pret keun e ELNET, Emmanuel Navov

ELNET bashkon liderë që besojnë në rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta midis Evropës dhe Izraelit

OPED

Sadik Bejko, 80-vjetori i artë i shkrimtarit!

"Shtëpia Studio Kadare" dhe PEN Qendrat e Shqipërisë dhe Kosovës, organizuan një ceremoni mes miqsh dhe artistësh

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit