Projekte në fushën e arsimit, Nagavci takime me universitetet dhe kolegjet izraelite

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci takoi përfaqësues të Universitetit “Bar Ilan”, Institutit për Teknologji “Holon”, Kolegjit Akademik “Zefat”, si dhe shkollës së mesme të lartë “Herzog”


Në vizitën zyrtare që po e zhvillon në Izrael, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka vazhduar takime me përfaqësues të universiteteve, kolegjeve dhe shkollave të larta.

Nagavci ka vizituar Universitetin “Bar Ilan”, Institutin për Teknologji “Holon”, Kolegjin Akademik “Zefat”, si dhe Shkollën e mesme të lartë “Herzog”.

Ministrja Nagavci është shprehur falenderuese për mikpritjen e organizuar si dhe mundësitë e ofruara për bashkëpunim.
Gjatë këtyre takimeve, ajo ka folur në lidhje me funksionimin e sistemit arsimor në Kosovë, investimet në arsimin e lartë e në shkencë, mbështetjen me bursa për studentët, me theks vajzat.

Po ashtu, i ka informuar në lidhje me investimet në infrastrukturën fizike dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore në të gjitha nivelet. Gjithashtu, ka përmendur Strategjinë e arsimit, me theks të veçantë digjitalizimin e shkollave dhe ngritjen e kompetencave të mësimdhënësve në përdorimin e teknologjisë në shkolla.

Gjatë këtyre takimeve, rektorë, dekanë, profesorë, drejtorë shkollash e mësimdhënës, kanë ndarë përvojat e tyre specifike në përgatitjen e studentëve e nxënësve, sidomos në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, matematikës, mjekësisë digjitale, programet specifike për vajzat/gratë në IT dhe ndërmarrësi.

Temë diskutimi ishte edhe siguria e përdorimit të internetit në shkolla dhe përballja me organizimin e procesit mësimor gjatë kohës së pandemisë Covid-19, sfidat dhe rëndësia e investimit në digjitalizimin e shkollave.

Ministrja Nagavci bashkë me përfaqësuesit e këtyre institucioneve, u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin në mënyrë që të specifikohen mundesitë për bashkëpunim në arsimin e lartë, shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve përmes projekteve të përbashkëta.
Ministrja takoi po ashtu tre nxënës nga Kosova, të cilët janë duke vijuar shkollimin e tyre në Izrael: Gent Jusufi, Fiona Kusari dhe Dita Haziri me ç’rast ju dëshiroi suksese në të ardhmen.

Të pranishme në takime ishin edhe dy ambasadoret e vendeve respektive, Tamara Ziv dhe Ines Demiri.

Gjithashtu, takimet i ndoqi edhe ambasadori Dan Oryan, shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

Postimi i ministres Nagavci

Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, takova përfaqësues të Universitetit “Bar Ilan”, Institutit për Teknologji “Holon”, Kolegjit Akademik “Zefat”, si dhe shkollës së mesme të lartë “Herzog”.

I falenderova për mikpritjen dhe mundësitë e ofruara për bashkëpunim.

Rektorë, dekanë, profesorë, drejtorë shkollash e mësimdhënës ndanë përvojat e tyre në përgatitjen e nxënësve e studentëve sidomos në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, matematikës, mjekesisë digjitale, programet specifike për vajzat/gratë në IT dhe ndërmarrësi.

Bashkë u pajtuam që të shohim mundesitë për bashkëpunim në arsimin e lartë, shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve përmes projekteve të përbashkëta.

Gjatë këtyre vizitave kisha kënaqësinë të takoj 3 nxënës nga Kosova të cilët janë duke vijuar shkollimin në Izrael: Gent Jusufi, Fiona Kusari dhe Dita Haziri me ç’rast ju dëshirova suksese në shkollimin e tyre.

Falenderuese edhe ndaj të ngarkuarës me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri për bashkëpunimin dhe organizimin e mbarëvajtjen e këtyre takimeve.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.