WBU marrëveshje me Gold N’ Links, ambasadorja Peleg: Të rinjtë shqiptarë do të marrin njohuri kibernetike

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, e ka cilësuar historike nënshkrimin e marrëveshjes me “Western Balkan University”.


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, e ka cilësuar historike nënshkrimin e marrëveshjes së kompanisë izraelite H.A.P.I me “Western Balkan University”, WBU.

Me anë të një postimi në Twitter, Peleg thekson se është mjaft e lumtur për këtë marrëveshje me “Western Balkan University”, e cila është e para këtij lloji në Shqipëri.

Sipas saj, në këtë universitet modern dhe bashkëkohor do të studiojnë të rinj vendas dhe të huaj të cilët do të mund të marrin më shumë njohur dhe zhvillim në profesionet kibernetike dhe më gjerë.

Urime: ??H.A.P.I nënshkroi dje një marrëveshje me Western Balkan Univetsity ?‍??‍? në Tiranë për të krijuar të parin e këtij lloji në Shqipëri – qendër teknike ekselence në të cilën do të studiojnë studentë, vendas dhe ndërkombëtarë. Ata do të studiojnë AI, QA, zhvillim, profesione kibernetike dhe më shumë”, shkruan Peleg.

Një ditë më parë Universiteti “Western Balkans” në bashkëpunim me kompaninë izraelite Gold N’ Links themeluan Qendrën e Ekselencës së Teknologjisë.

Presidenti i Universitetit  Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe përfaqësuesi i kompanisë izraelite, Noam Frank nënshkruan marrëveshjen e themelimit.

Qendra e Ekselencës së Teknologjisë synon të sjellë në Shqipëri eksperiencën më të avancuar izraelite në fushën e teknologjisë.

Ajo do të ofrojë  një sërë shërbimesh si për sektorin privat dhe për atë publik, duke filluar nga teknologjia e informacionit, siguria kibernetike, shërbime financiare dhe administrative, ekspertizë ekzekutive dhe teknike në industrinë përkatëse.

Eksperti izraelit i teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, Roi Matis Shaposhnik në një intervistë për ABC tregon: “Kombinimi i njohurive tona  me njerëzit e  mrekullueshëm, të rinjtë, është një mundësi e rrallë për të ndërtuar një ekosistem të tillë në Shqipëri dhe në rajon. WBU është një pikë shumë e rëndësishme që na shtyn të përcjellim idetë dhe moton tonë, të mendosh shumë për të çuar Shqipërinë drejt së ardhmes. Ne jemi vendi më i madh në botë kur bëhet fjalë për teknologjinë dhe inovacionin.  Do të kontribuojmë në sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë  dhe do të aftësohemi  për të krijuar një të ardhme pa frikë për të gjithë. “

Kompania izraelite Gold N’ Links ofron zgjidhje teknologjike dhe produkte të personalizuara për mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike si për koorporatat ashtu dhe për  institucionet qeveritare në mbarë botën.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.