Lapid uron Netanyahun për fitoren: Shteti i Izraelit është mbi çdo konsideratë politike

Kryeministri në largim telefonon liderin e opozitës për fitoren në zgjedhje. Netanyahu për herë të 6-të kryeministër


Kryeministri Yair Lapid telefonoi sot në mbrëmje kryetarin e partisë Likud, Benjamin Netanyahu – i cili pritet të hyjë në zyrën e kryeministrit për herë të gjashtë.

Biseda është e para mes të dyve që nga zgjedhjet – në të cilën u mor një vendim i qartë në favor të bllokut të kryesuar nga Netanyahu, i cili ka 64 mandate pas numërimit të 99% të votave.

Zyra e Lapid deklaroi se “Kryeministri Lapid e uroi Netanyahun për fitoren e tij në zgjedhje dhe informoi kryetarin e opozitës, i cili udhëzoi të gjitha degët e zyrës së tij që të përgatisin një transferim të rregullt të pushtetit”.

Vetë Lapid tha se “Shteti i Izraelit është mbi të gjitha konsideratat politike. Unë i uroj Netanyahut sukses për hir të popullit të Izraelit dhe shtetit të Izraelit”.

Menjëherë pas bisedës mes të dyve, ambasadori amerikan në Izrael, Tom Neides, shkroi në Twitter se kishte folur me Netanyahun dhe e uroi për fitoren e tij në zgjedhje.

“Kam pasur një bisedë të mirë me Benjamin Netanyahun. E urova me rastin e fitores së tij në zgjedhje dhe i thashë se mezi pres të punoj me të për të ruajtur lidhjen e pathyeshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.