Fuqizimi i grave kreative nga Kosova dhe rajoni, ambasadorja Tamar Ziv merr pjesë në Aspire Demo Day

Programi mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit dhe me partnerë kryesorë STIKK dhe TAKT


Në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), në Prishtinë, është mbajtur Aspire Demo Day, në kuadër të raundit të dytë të Kapitullit Republika e Kosovës/Maqedonia e Veriut, një program unik që inkurajon gratë nga Kosova dhe Ballkani të bëhen sipërmarrëse dhe t’i shndërrojnë idetë e tyre biznesore në startup, përmes mentorimit nga partnerët izraelitë.

Programi është i frymëzuar nga dhe në partneritet me programin ASPIRE në Përshpejtuesin AtoBe në në Kolegjin ‘Azrieli’në Jerusalem të shtetit të Izraelit.

Nikoqire në këtë ngjarje ishin Vjollca Çavolli, Drejtore Ekzekutive pranë Shoqatës së Kosovës për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, dhe Maja Staleska nga Together Advancing Common Trust (TAKT) në Maqedoninë e Veriut.

Programi mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, me partneritet të përbashkët të Shkëlqesisë së Saj, Tamar Ziv, Ambasadore e Izraelit në Republikën e Kosovës, dhe Shkëlqesisë së Saj, Simona Frankel, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me partnerë kryesorë STIKK dhe TAKT.

Në mesin e mysafirëve të veçantë dhe mbështetësve të programit ishin Ambasadoret znjj Ziv dhe znj. Frankel, Shkëlqesia e Saj, Atifete Jahjaga, ish-Presidente e Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe znj. Donjeta Sahatçiu, Zëvendëskryetare e Komunës së Prishtinës.

Të pranishmit shijuan 13 prezantime të ideve të biznesit nga gra sipërmarrëse. Pjesë e jurisë ishin znj. Liora Bet-Halachmi, Shefe Ekzekutive pranë Dynamic Teams M&C, znj. Zana Shehu-Budima, Menaxhere për Kosovë pranë SQA Consulting SEE, Ivana Stankoviq, Lehtësuese për Investime pranë SwissEP.

Kjo ngjarje u organizuara si pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë nën programin Aspire Balkans, përmes së cilit synohet ndërtimi i një rrjeti biznesesh të grave që do të lidhë dhe fuqizojë gratë kreative nga Kosova dhe rajoni për të qenë sipërmarrëse dhe lidere, me mentorim dhe mbështetje nga gratë, liderët dhe ekspertët izraelitë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.