Bashkëpunimi me Izraelin në shëndetësi, Kosova merr pjesë në Forumin Rajonal të Ekspertëve në Fushat e Diabetit dhe Obezitetit

Me ftesë të z. Esawi Frej, Ministër për Bashkëpunim Rajonal i Shtetit të Izraelit, zyrtarë kosovarë morën pjesë në Forumin Rajonal të Ekspertëve në Fushat e Diabetit dhe Obezitetit.


Me ftesë të z. Esawi Frej, Ministër për Bashkëpunim Rajonal i Shtetit të Izraelit, zyrtarë kosovarë morën pjesë në Forumin Rajonal të Ekspertëve në Fushat e Diabetit dhe Obezitetit.

Në këtë konferencë, Republika e Kosovës u përfaqësua nga z. Arsim Berisha, Zëvendësministër i Shëndetësisë, Dr. Faik Hoti nga Departamenti për Zhvillim Strategjik të Kujdesit Shëndetësor, Dr. Merita Emini-Sadiku, Drejtore në Klinikën e Endokrinologjisë, Dr. Albana Begaj, mjeke rezidente në Klinikën e Endokrinologjisë, dhe Dr. Linda Çarkaxhiu, Specialiste e Mjekësisë Familjare.

Konferenca shërbeu si një mundësi për të shfaqur mënyrat e reagimit të shteteve pjesëmarrëse në konferencë në parandalimin e obezitetit, diabetit dhe komplikimeve që ato shkaktojnë, si dhe metodat e ndryshme të trajtimit.

Konferenca, në të cilën morën pjesë rreth 100 ekspertë nga Mbretëria e Bahreinit, Republika Arabe e Egjiptit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Republika Hashemite e Jordanisë, Republika Helene, Mbretëria e Marokut, Republika e Qipros dhe Republika e Kosovës, u organizua nga Ministria për Bashkëpunim Rajonal e Shtetit të Izraelit, Ministria e Shëndetësisë e Shtetit të Izraelit dhe Këshilli Kombëtar i Diabetit i Shtetit të Izraelit.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetin e Izraelit, zëvendësministri z. Arsim Berisha zhvilloi një vizitë në “United Hatzalah” – organizatë izraelite e shërbimeve urgjente me bazë vullnetare në të gjithë Izraelin, me selinë e saj në Jerusalem. Aty, z. Berisha u prit nga z. Dov Maisel, bashkëthemelues dhe drejtori i operacioneve i kësaj organizate.

Në cilësinë e së Ngarkuarës më Punë në Ambasadës e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri mbajti një fjalë rasti.


Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.